Kërcënimet ndaj Europës/ Zhizhek më tetor 2014: “Sarajeva, qyteti me më shumë hebrej, sepse myslimanët i toleronin. Rrezik edhe nga fondamentalizmi kristian”

Postuar në 13 Janar, 2015 10:44

Në 8 tetor 2014, gazeta britanike “The Guardian” botonte një diskutim(ëebchat) të filozofit slloven Sllavoj Zhizhek me lexues të ndryshëm. Pyetja e fundit kishte të bënte me të ashtuquajturin kërcënim islamik ndaj Europës. “Cili është opinioni juaj për natyrën e “kërcënimit” islamik ndaj shoqërive perëndimore...Kurani dhe shumica e Islamit duket se mbështet censurën dhe ekzekutimin e karikaturistëve danezë si dhe dënimin me vdekje për “apostazinë”. Është thënë se Islami “është burimi kryesor për idetë e këqija”. A bini dakord me këtë deklaratë”, ishte pyetja. Po japim një pjesë nga përgjigja e filozofit slloven, meqë tingëllon aktuale dhe me bazë argumentuese, edhe në valën e debatit pas ngjarjeve në Paris, por edhe sepse argumenti shërbehet me një shembull të përvojës ballkanike. “Kërcënimi i vërtetë ndaj Europës nuk vjen nga jashtë. Nga islamikët apo të tjerë armiq të jashtëm, ai vjen nga brenda. Është populizmi me theks anti(e)migrator, që në emër të mbrojtjes së Europës, refuzon saktësisht atë për të cilën ai vlen të luftohet në trashëgiminë e Europës...Për të qenë shumë i qartë, unë e kundërshtoj totalisht fondamentalizmin e sotshëm mysliman. Por me disa sqarime shtesë: së pari, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ne kemi brenda shoqërive tona shumë të zhvilluara, fondamentalistët tanë kristianë, të cilët mund të jenë gjithashtu të dhunshëm. Sipas FBI-së, janë 2 milionë amerikanë nën vëzhgim, si fondamentaliztë potencialë kristianë. Kështu që problemi shtrohet në atë se çfarë ka në kapitalizmin e sotshëm që gjeneron Fondamentalizëm?
Pika e dytë: është interesante të hidhet një sy në historinë e Islamit. Për shembull sot sigurisht që pozita e gruas, të paktën në shumë shtete myslimane, është e patoleruesjme për ne. Por në Mesjetë, pozita e gruas në shtetet myslimane, ishte, qoftë edhe sadopak, më e mirë sesa në Europën e asaj kohe. Sa për tolerancën dhe antisemitizmin, unë mbaj mend se në ish-Jugosllavi, qyteti i vetëm me një përqindje vërtet të lartë të popullsisë hebreje, ishte Sarajeva. Pse? Sepse myslimanët i toleronin, në kontrast me ne kristianët...Po them që ne duhet të ndjekim të njëjtat kritere për të gjitha religjionet”, është shprehur Zhizhek.
http://www.theguardian.com/books/live/2014/oct/06/slavoj-ziz...
s.z

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Perzierje jo fort logjike konceptesh te ndryshme, pa lidje me njeri-tjetrin. Parimisht eshte e drejte te shqetesohesh per fundamentalizmin e krishtere (cdo fundamentalizem eshte problematik, pavaresisht denominacionit), por fundamentalizmi i krishtere nuk eshte aspak problem ne Europe. Mund te jete (dhe ne fakt eshte) problem ne ShBA, por ne kete rast tema ishte per Europen dhe jo per kontinente te tjera. Per te mos thene qe sekularizimi i Amerikes eshte&nbsp; mjaft i avancuar dhe fundamentalizmi i krishtere ne te eshte ne terheqje - ndryshe nga ai islamik qe eshte ne ofensive. Ndjenjat antimigratore, mund ti deojme tere diten ne emigrantet (si mund te jete edhe autori), por duhet ti kuptojme mire. Nuk ka pike dyshimi se ndjenjat anti-migratore kane nje logjike. Ne cdo shoqeri levizjet masive si ato qe ndodhin sot ne Europe krijojne probleme. Europa eshtepopulluar mbi kapacitetin e saj. Per here te pare ne histori eshte populluar masivisht nga njerez qe ndonese nuk kane lene gur pa levizur te emigrojne, jane vokale ne denigrimin e kultures pritese (meqe shpesh flasim per provokime ndaj islamit; keto gjera jane te dyaneshme). Ndjenjat anti-migratore jane absolutisht te natyreshme dhe jane pjese e cdo shoqerie, gjate tere historise njerzore. Aq me teper jane te justifikuara ne rastin e Europes. Se fundi autori shkruan se gendja e grave ne mesjete ishte me e mire ne vendet islamike sesa ne Europe. Une nuk e di ku bazohet autori ne kete deklarate te tij dhe kam shume dyshime mbi veteresine e saj. Por edhe sikurte ishte e vertete, autori gabon duke perziere foljet ne kohen e shkuar me aktualitetin. Ceshtja nuk shtohet cfare meritash historike ka qyteterimi islam (dhe per te thene te verteten ka shume merita. Sikur me e pakta ata shpiken matematiken moderne, dhe shume gjera te tjera te mira), pordiskutimi eshte se ne cfare gjendjeje eshte ky qyteterim sot. Me fjale te tjera diskutimi me duket i shtruar a&nbsp;ka ngelur mbrapa ne raport me kohen civilizimi islam apo jo. Autori jep pergjigje me gabime si ne khe ashtu edhe ne hapesire...&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Autori vete (Zizeku) eshte nje aberracion ne kohe dhe ne hapsire i nje mendje normale mediokre. Mua me duket se nuk shkon pertej nivelit te nje &quot;llafazani te papune&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.