Rroftë ‘demokracia’ ruse (?!)

Postuar në 04 Janar, 2013 11:56

Aktori i mirënjohur francez Gerard Depardieu ka një hall të madh. Pasi presidenti i vet Francois Hollande bëri publik vendimin e rritjes së taksimit për të ardhurat mbi 1 milion euro (pjesa që do i takojë shtetit do jetë 75%), i madhi Depardieu po kërkon me ngulm një regjim fiskal ku të mund të kursejë ca të holla.

Pasi u zhvendos në Belgjikë për disa muaj, aktori vendosi t’ia mbathte deri në Rusinë e largët të Vladimir Putin-it. Dhe ishte Zari doravetë që të enjten firmosi një dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse. “Adhuroj Rusinë – rridhte mjaltë Depardieu – historinë dhe shkrimtarët e saj (edhe unë kam qënë komunist). Adhuroj presidentin tuaj, Vladimir Putin, të cilit i thashë që Rusia është një demokraci e madhe”.

Dashuria e aktorit për Rusinë kushton saktësisht 13% të të ardhurave të veta vjetore (taksa e sheshtë në fuqi atje): kaq mjafton që 64-vjeçari të shesi jo vetëm atdheun e vet por gjithashtu edhe të emërtojë “demokraci”, regjimin aspak liridashës të Putinit. “Dua të iki nga Franca edhe sepse kam konsideratë shumë të ulët për këta qeveritarë – deklaronte më tej Depardieu – nuk e di si mund të mendohet një taksë aq e lartë që del jashtë parametrave kushtetuese”.

Mundimi i Gerard-it për të paguar më pak taksa është i kuptueshëm, por të paktën mos të mbante leksione morali. Gjykata kushtetuese franceze u shpreh për paligjshmërinë e kësaj taske jo sepse është e lartë, por sepse është e llogaritur në bazë të të ardhurave personale dhe jo familjare. Një çështje teknike që nuk prek aspak logjikën e sistemit progresiv të taksimit i cili është themeli i shumë demokracive të ashtuquajtura “sociale” të Europës së Bashkuar.

Mjafton të zgjedhësh që në agim të paktit politik midis shtetasve (pra në hartim të kushtetutës) se cili do duhet të jetë roli i shtetit. Nëse duhet të jetë një autoritet publik neutral, me detyra të kufizuara (rend, mbrojtje dhe shërbimet bazë), apo një aktor thelbësor në jetën sociale. Në hipotezën e parë (teoria liberale) shteti “minimal” takson minimalisht, ofron shërbime minimale dhe lë në mëshirën e tregut raportet sociale (shembulli i Shteteve të Bashkuara).

Demokracitë sociale që lindën në Europë pas Luftës së Dytë Botërore kanë si qëllim jo vetëm bashkëjetesën paqësore midis shtetasve, por edhe sigurimin e një jetese dinjitoze për të gjithë. Pra dora publike ka për qëllim edhe zbutjen e diferencave midis shtresave duke rishpërndarë pasurinë për të siguruar një dysheme mirëqënieje të njëjtë. Tavani, pastaj, varet nga aftësitë e gjithësecilit.

Të mira apo të këqija, funksionale apo jo, të kombinuara apo të kulluara, këto janë modelet e shteteve demokratike aktuale. Franca, ashtu si Italia dhe vëndet nordike, është një demokraci sociale, ku sitemi progresiv i taksimit (kush ka më shumë paguan më shumë edhe si përqindje mbi të ardhurat) lejon që gjithë francezët (apo italianët, apo norvegjezët) të mos vuajnë kurrë skamjen dhe të zhvillojnë përgjatë gjithë jetës së tyre aktivitete bazë për një ekzistencë dinjitoze. Nëse Depardieu e gjen më mirë veten në Rusinë autokratike të Putin-it apo në Çeçeninë diktatoriale të miliarderit Ramazan Kadyrov (bëri bujë pjesmarrja e francezit në festën e ditëlindjes të diktatorit), kjo është çështje thjesht personale. Por, edhe përse është aktor i zoti, të paktën mos të luajë rolin e të persekutuarit. Gjithçka paska një çmim pra, por dinjiteti qënka më i liri. E.Xhanari

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Doni akoma nga Franca ?!

E mirenjohura Brixhit Bardo qe ka nje fondacion per mbrojtjen e kafsheve ne nje deklarate per shtyp thekson :

''...kam vendosur te kerkoje shtetesine ruse per te ikur nga ky vend qe eshte vetem varreze kafshesh.''

Submitted by Anonim (not verified) on

Konstatim i vlefshem i autorit, por i vonuar. Nese bota si glob do te shkaterrohet nga forca te mbinatyrshme, njerezimi do te jete shuar nga farsa kapitaliste, e cila dita - dites po i thellon kontradiktat dhe kete bote do e çoje se shpejti ne nje lufte te llahtarshme. Do te ndodhe kjo, pasi shtresat e varfra do te shtohen dhe per te shpetuar do te sulen...

Submitted by Pirro (not verified) on

Perendimore apo ruse, le ta quajme me te vetmin emertim qe i shkon per shtat: K A P I T A L I Z E M ! Kreheni, ferkojeni, lemojeni sa te doni, po perseri Kapitalizem ngelet! Pastaj qe ai rus eshte me autoritar jo transparent e anti-libertar sesa ai Perendimor, eshte tjeter teme. Nderkohe mos na shurdhoni me emertimin "demokraci" per nje regjim qe quhet K A P I T A L I Z E M !

Per sa i perket temes se trajtuar, Depardieu mund te jete hipokrit e inkoherent sa te doni, por fakti eshte se ne shtete si Italia, Spanja e Franca, tatimet mbi te ardhurat jane me te vertete ne nivele te turpshme! Para ca kohesh une vete jam detyruar te mbyllja aktivitetin tim ne Itali per arsyen se totali i daljes se parave ne tatime prekte 60% e parase se hyre.

Me pak fjale çdo €100 giro, 60 jane te shtetit, enteve lokale etj. dhe vetem €40 ngelen ne xhepin tend. Me keto kushte sinqerisht do te preferoja te kerkoja strehim ne nje cep te larget te Botes se Trete.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Mbase jam i gabuar, por ky artikull me ngjan si perkthim (ne shqip jo Zari po Cari). Nqs eshte keshtu atehere mire eshte te citohet burimi origjinal, ne rradhe te pare sepse artikulli shpreh bindje te caktuara, dhe bindjet duhet te kene autoresi.

Se pari, ironizohet me faktin qe Depardieu e quan Rusine "demokraci te madhe", per t'ju servilosur Putinit, nderkohe qe ne te verte Rusia nuk eshte e tille. Ata qe e njohin sadopak politiken ruse, e dine qe Putini nuk ka nevoje per kete servilosje sepse ai eshte i pari qe nuk e quan Rusine demokraci. Ideologet e Kremlinit kane shpikur disa terma per te pershkruar formen e regjimit te sotem politik ne Rusi si psh "demokraci e kontrolluar ( e administruar)". Kjo behet per te vene ne pah ndryshimin me modelin perendimor per te cilin Kremlini eshte i ndergjegjshem, e pranon haptazi dhe ka kurajon ta permende sa here i jepet rasti. As fati financiar i Depardieu nuk varej kryekeput nga marrja e nenshtetesise ruse.

Se dyti diskutimi mbi natyren e takses eshte ne thelb nje diskutim moral (ndersa shkrimi duket se nuk ja njeh kete te drejte Depardieu-se) pasi ka te beje me rishperndarjen e te ardhurave ne baze te aftesive te gjithsecilit. Vertet Depardieu mund te kundershtoje kete takse per arsye kursimi (sic shkruan artikulli) por problemi moral i takses progresive ne te vertete eshte se me leket qe ju merren me te afteve paguhen sherbimet e me pak te afteve.

Dhe se fundmi kur e gjen veten mire ne Cecenine diktatoriale e gjen mire dhe ne Rusine autokratike pasi e para eshte ende pjese e se dytes :)

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ka të drejtë ky klouni se e lanë deri tani dhijamoset pa i hyrë një gjëmbë në këmbë dhe kur e pa se nuk mundë të dhjamosesh më vajti tek Putinkijoska për të deklaruar se çfarë komunisti na paska qënë dhe e famshja Bardo pa dashur e reshtojë veten e sajë në raundin e kafëshëve

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.