Pjesëmarrja, problem për të dyja koalicionet në 21 qershor

Postuar në 14 Qershor, 2015 10:03
Eduard Zaloshnja

Qysh kur PPSH-ja pushoi së ekzistuari zyrtarisht (realisht ka vazhduar të ekzistojë tek PS-ja, PD-ja, etj.), pjesmarrja në zgjedhje ra poshtë 99.99-përqindëshit të gjysëm-shekullit të diktaturës. Pjesëmarrja më e lartë u arrit në marsin e vitit 1992 (1.95 milion pjesëmarrës) dhe në qershorin e vitit 2013 (1.75 milion pjesëmarrës), vite kur u shënuan rezultate historike.

Në vitin 1992, erdhi në pushtet nëpërmjet zgjedhjesh e para parti opozitare në 70 vjet. Ndërsa në vitin 2013, u krye rrotacioni i dytë rradhazi i pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve, gjë që s’kishte ndodhur asnjëherë në historinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar.

Në zgjedhjet e 21 qershorit, megjithë trumbetimin e përditshëm nga të dyja koalicionet si “një ditë historike”, nuk mund të pritet një pjesëmarrje si në mars 1992 apo qershor 2013. Maksimumi, mund të marrin pjesë 1.5 milion zgjedhës, sa ç'është rekordi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Kjo, për disa arsye.

Së pari, zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje lokale, pavarsisht ngjyrimit politik që i ka dhënë sidomos opozita, kryetari së cilës ka deklaruar se do të kërkojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare pas një rezultati 51%. Të njëjtën gjë bëri edhe opozita e para katër vjetëve, por pjesëmarrja arriti vetëm shifrën 1.5 milion zgjedhës.

Së dyti,  nga 1 milion e 40 mijë zgjedhësit që votuan parvjet për partitë që janë aktualisht në koalicionin mazhoritar (këtij koalicioni iu larguan tre parti dhe iu afruan tre të tjera para ca muajsh), disa nuk janë fare në Shqipëri. Disa janë larguar gjatë dy vjetëve të fundit, ndërkohë që në zgjedhjet e parvjetshme, u regjistruan në sistemin TIMS rreth 50 mijë emigrantë që erdhën në fundjavën e votimit kryesisht nga Greqia dhe Italia. Dhe PS-ja e LSI-ja ishin partitë më aktive për sjelljen e emigrantëve në mënyrë të organizuar për votim, por ai organizim nuk duket se do të përsëritet.

Së treti, në krye të opozitës është një udhëheqës i ri i cili ende nuk e ka bërë ndërrimin e plotë të stafetës me paraardhësin e tij brenda partisë. Edhe sikur ai të arrijë të nxjerrë në votim të gjithë votuesit e parvjetshëm të opozitës, do të arrinte vetëm shifrën 680 mijë vota. Ndërsa shtimi i rradhëve të elektoratit të opozitës me votues të majtë të pakënaqur ndaj qeverisë, do të dojë edhe disa vite të fillojë të ndodhë.  Sot për sot, të majtët e pakënaqur me qeverinë, ose do të rrinë në shtëpi në 21 qershor, ose do të votojnë për ndonjë kandidat/parti të pavarur.

Në këto kushte, mazhoranca duhet të jetë e kënaqur në qoftë se merr mbi 800 mijë vota (sa ç’mori mazhoranca e 2011-ës në zgjedhjet lokale) dhe opozita duhet të jetë mëse e kënaqur në qoftë se arrin shifrën 700 mijë vota (sa ç’mori opozita e 2011-ës në zgjedhjet lokale). Ndërkohë, sondazhet e publikuara deri më sot në Agon Channel, Ora News dhe A1-Report sugjerojnë një epërsi shumë më të thellë të mazhorancës.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

O Zaloshnja mjaft me prralla. PS eshte vazhdim i PPSH, nuk e ka mohuar, as doktrinen e majte e as bemat kriminale te saj.

PD mund te kete , per fatin e saj te keq komunista por nuk kaqene kurre  vazhdim i PS. Kjo eshte nje teze e komunisteve per te na thene qe te gjithe jemi komuniste,pra mos u ankoni nga ta, dhe atyre qe nuk bene dot karriere ne PD....

Submitted by Fillestari (not verified) on

Te gjithe jo, por shumica derrmuese komunista kane qene... Shtyheshin me berryla per tu bere cik anetare partie apo per te dale ne TV duke qare kur vdiq Enveri. Dhe u shkonin lotet rreke, nuk genjenin fare. Pakica qe nuk ishte komuniste ne menyre direkte u formua me nje intolerance dhe mentalitet tipik komunist. Komunizmi i PD eshte jo thjesht ne faktin se "udheheqesi i dashur" i saj ka qene Sekretar Partie, nje post qe u jepej jo te gjitheve, madje rralle here u jepej intelektualeve qe konsideroheshin me vlera te spikatura sepse kishte barre administrative dhe u hante kohen, por u jepej me te besuarve dhe fanatikeve nder komunistet. Komunizmi i PD tradhetohej qarte ne faktin se vec dy vjet pasi morren pushtetin filluan te perdorin dhune kunder mendimit demokratik (si Partia e Punes) dhe ishin te paret ne historine moderne Shqiptare qe perdhunuan zgjdedhjet e lira (sic ka deshiruar gjithmone Partia e Punes). Komunizem eshte mbajtja e fotografise se Udheheqesit ne qendra votimi (me 1996), perdorim dhune te verber sa here qe dikush bente shaka per Presidentin, komunizem ishte tribializmi per te konsoliduar pushtetin, denimi me vdekje me varje ne PUBLIK, denoncimi i ish shokeve si tradhetare se paten ide te kunderta, etj etj.

Thone se zelli i proseliteve eshte me i keqi. Nuk ka asnje dyshim per trashegimine komuniste te kuadrove ish-komuniste te lodhur te PS. Por proselitizmi totalitar i PD eshte me pak tolerant dhe shume me komunist. PS ka halle te shumta, nuk merrem fare me te. Por a nuk eshte antitoleranca me e madhe, aq karakteristike e komunizmit provincial shqiptar te viteve '40-90, te shikosh sesi ne PD e sotme nuk ka ASNJE zyrtar te mesem apo te larte te kesaj partie qe te kete kritikuar edhe ne menyren me te pafajeshme "udheheqesin" e saj? Si ne Kube e ne Kore.

(le te mos flasim per komunizmin e kryetarit te PS qe megjithese asnjehere nuk ka qene strukture e PPSh, ka mentalitet prej "Shoku" dhe toni i te cilit ka marre ngjyrime byroisti. Ky koment do ishte shume i gjate po te merreshim me te tere)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.