Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Postuar në 09 Qershor, 2015 08:35
Andi Bushati

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Toube, emisionin kontrata të Sonila Meços. Nuk ka ngjarje më të shpifur gazetareske. Nuk ka lëpirje më të shëmtuar përballë një pronari bos, të cilit i sillen në studio njerzit të cilve u ka paguar kurimin e fëmijëve për të treguar sesa human dhe zemërgjerë është. Mjafton të shihen këto pamje që të ngjallin krupën për të kuptuar profilin e një njeriu, raportin e tij me mediat dhe gazetarët e mbi të gjitha konceptin e tij për imazhin e njeriut të pasur që i ngjan më shumë atij të personazheve të Francis Ford Coppola-s.

Francesco Becchetti nuk është as investitori shembullor që i vjen Shqipërisë nga përtej Adriatikut. Investimi i tij më i madh, ai i I Hidocentralit të Kalivaçit është një punë e pakryer prej 20 vitesh. Atje kantieri qëndron në heshtje, punëtorët janë të papaguar dhe Becchetti më shumë i ngjan një spekulanti që di të fitojë para përmes avokatëve të zotë ( 159 milionë të fituara në këtë aferë pas një gjyqi me Deutche bank) sesa dikujt që ka ambicie reale për të investuar në këtë vend.

Francesco Becchetti emri i të cilit u bë i dëgjuar pasi u lidh me importin e mundshëm të mbetjeve urbane në Shqipëri (duke qenë se familja e tij e ushtron këtë biznez në rajonin e lacios përmes plot problemeve me drejtësinë) shpesh herë është parë mes nesh me paranojën e të huajit që kërkon ta shohë vendin si një kosh gjigand plehrash.

Por së fundi Francesco Becchetti u bë njeriu që vendoisi të investojë plot 40 milionë euro për projektin e madh televiziv mes Shqipërisë dhe Italisë. Vetëm ky projekt që solli në Tiranë personazhe të njohura të shovbizit Italian si Simona Ventura dhe Sabrina Ferilli, që tronditi tregun mediatik shqiptar, që kërcënoi hapur tv-të tradicionale, e ka vënë atë përpara projektorëve duke ngjallur shpeshi, rivalitet, zili,  cmirë, armiqësi: shkurt një  dëshirë për ta vrarë ekonomikisht apo thjesht për ta zbuar nga vendi.

Tani pyetja që shtrohet është: a janë aktet e ditëve të fundit të prokurorisë një interpretimi i këtij vullneti të kastës politike dhe mediatike, apo Francesco Becchetti është vërtet një pastrues parash, babai i një skeme mashtrimi të shplarjes së eurove që vijnë nga krimi, dhe një evazor që i shmanget  fiskut të shtetit shqiptar?

Në momentet që ndodhemi është ende shpejt të japër një përgjigje të prerë për këtë. Duke parë prolilin flambuajant, plot hije dhe dritë të biznesmenit Italian, mendja mun të shkojë drejt hipotezës  së parë. Edhe para prokuroria dhe gjykata shqiptare të shpallnin vendimet e tyre shumë pyetje kanë ekzistuar në mjediset e kryeqytetit rreth misterit Francesco Becchetti. Ku i gjen paratë? A janë rentabël investimet e tij? A mos po pastrion para?

E gjithë mënyrja e sjelljes së Francesco Becchettit si investitor në Shqipëri, i bënte të ligjshme këto pyetje. Por një gjë tjetër është të kesh dyshime dhe krejt një gjë tjetër është të kesh prova. Po ti hedhësh një sy letrave që organet tona të drejtësisë na vënë në dorë aty e ke të vështirë të bindesh për prova? Ka dy pyetje kyçe që në asnjë rast nuk marrin përgjigje: E para nëse Francesco Becchetti akuzohet “për pastrim gjigand parash” ku është prova se ato para që pretendohet se janë pastruar në Shqipëri, vikan nga veprimtari kriminale, (drogë prostitucion vrasje etj). Asnjë provë. Së dyti vetë prokuroria pretendon se i është drejtuar bankave me emër të vendet e BE-së për ti marr  të dhëna lidhur me origjinën e këtyre parave. Po atëherë pse nuk jepen këto përgjigje? Po nëse nuk kanë ardhur ende pse duhej ndërmarrë ky veprim spektakolar, pa pasur ende provat se paratë që janë pastruar në Shqipëri nuk kanë qenë të pastra?

Këto pikpyetje të mëdha hedhin shumë dyshime lidhur me veprimet e prokurorisë dhe gjykatës shqiptare.

Por ato ngrejnë në vetvete edhe pikpyetje të tjera. Nëse Francesco Becchetti si një keqbërës kishte në mendje veprime të tilla kriminale, a do financonte ai një television me tendenca të qarta opozitare. Në një intervistë për një emission në Rai 3 ministri i Energjitikës, Gjiknuri e pohoi me gojën e tij se televizioni Agon Channel, e sulmonte për ditë qeverinë. Qytetarët vetë i kanë parë denoncimet e programit satirik “Ca Thu” edhe për prodhimin e kartave fallco të identitetit për zgjedhje edhe për zhvendosjen e votuesve nga një zonë në tjetrën. Pra është e vështirë që të mendohet se dikush që vjen të bëjë pastrim parash në Shqipëri, të dojë një betejë permanente me qeverinë e vendit.

Një pikpyetje tjetër është edhe fakti se ciç e ka pohuar me gojën e vet kryeministri Edi Rama, në emisionin në RAI 3, Francesco Becchetti ka hapur dy gjyqe të mëdhaja kundër qeverisë shqiptare, dhe me aftësinë e studiove ligjore që ai ka (që i morrën 159 milionë euro deutsche bank) ai rrezikonte ta telendiste keq arkën e shtetit. A mund të ketë lidhje goditja ndaj tij me shantazhin përpara këtyre betejave të ardhshme ligjore? Ende nuk dihet.

Ashtu sikurse nuk dihet nëse ajo ka lidhje me procesin që Francesco Becchetti ka hapur ndaj një deputeto-biznesmeni socialist shumë pranë Ramës. Me ndonjë ndërhyrje nga jashtë apo thjeshtë me një nxitje të establishmentit mediatik vendas.

Të gjitha këto pikpyetje mbeten të hapura për sa kohë ende organet shqipëtare të drejtësisë nuk na kanë dhënë prova të sakta. Mungesa e tyre mund ti lërë vend çdo spekullimi.

Dhe thënë këtë problem nuk qëndron vetëm tek Francesco Becchetti. As vetëm tek televizioni i tij, i cili po sekuestrohet në mënyrë të paprecedente vetëm dy javë para zgjedhjeve, por shumë më gjërë.

Shqipëria po kalon një krizë të thellë ekonomike. Që nga kryeministri e deri tek ministrant e linjës kanë filluar një fushatë në Europë për bindjen e investitorëve të huaj që të investojnë në këtë vend. Madje vetëm Rama që e mbështet fushatën e tij në taksat ulta dhe në mungesën e sindikatave e përmendi një nga ikonat e televizionit të Francesco Becchettit, Simona Venturën, për të treguar se tani ‘L’isola dei famosi” gjendet në Shqipëri. Po, vërtet që Shqipëria ka nevojë për ato 400 kompani italiane që kanë kapërcyer Adriatikun për tu vendosur këtu.  Por që ajo të shndërohet vërtet në një parajsë për investitorët e huaj, ajo duhet tu japë ature garancitë maksimale. Njërëz që hedhin miliona si Francesco Becchetti nuk mund të gjykohen, sekuestrohen, apo burgosen në bazë të dyshimeve. Aq më keq në bazë të preferencave politico-mediatike.

Edhe duke mos qenë dakord me televizionin që bën Francesco Becchetti, më mënyrës si i trajton gazetarët, më mënyrën si do të bëjë biznes në Kalivaç, se si përdor çarterin apo jahtin e tij privat, sa shpenzon për Nikol Kidmanin apo  Adi Krastën, ne skemi të drejtën që për hir të dyshimeve tona ta shndërrojmë atë në simbolin e mungesës së lirisë dhe të drejtave të investitorëve të huaj në shqipëri. Kjo do të qe një gafë e parikuperueshme, madje shumë më e madhe se lulëzimi i modeleve të biznesmenëve si Francesco Becchetti në këtë vend.

"lapsi.al"

Comments

Submitted by klodiAN (not verified) on

Po duket se nuk i ka hedhur ato miliona. Mesa duket kudo le pune te paperfunduara dhe kontraktor te papaguar.

Submitted by Tom Doda (not verified) on

I dashur Andi,

mbrapa Becchettit qendron gjithe shteti i yne i dashur dhe i koruptuar fund e krye dhe ti e kupton mire kete gje.

Becchetti , i perkrahur nga disa mafioze te lidhur me shtetitin, ka ardhur per here te pare ne Shqiperi rreth vitit 1995 me nje kerkese propozim per licencen e koncesionit te Hidrocentralit te Kalivacit.Kerkesa ishte shume e thjeshte dhe jo profesionalisht e nivelit te kerkuar, por ne ato vite nuk kishte as ligj per koncesionet keshtu qe mbeti ne vend, megjith ate u dergua ne Itali nje grup investigimi qe te merte vesh se cfar ishte kjo kompani. Keshtu u zbulua qe zyra e Becchettit ne TransTevere ishte  nje zyre e thjeshte me tre persona nga te cilet edhe nje student shqiptar nipi i nje personaliteti prane energjise ne Shqiperi dhe asgje tjeter.Mendimi i miqeve italiane ishte qe behej fjale per  nje te dyshimte mafioz qe deshte te perfitonte nga fondet e Cooperaziones sic thuhej athere , metode  e zgjuar e mafiozeve italiane pere te marre fonde ne kuadrin e ndihmave per vendin tone .Keshtu qe kerkesa u rrefuzua dhe problemi u mbyll.Projektet e paraqitura kishin shume pjese nga studimi madhor i IUnstitutit te hidrocentraleve dhe Institutit te Energjetikes qe ishin ne ate kohe dy institute serioze dhe te fuqishem por qe me vone shteti i harroi dhe humben e u prishen,  tashti projektet dhe studimet preferojme ti blejme te gatshme nga jashte.

Ne vitin 2000 perseri Becchetti si duket gjeti levat e nevojshme, shperndahu zarfat ne drejtimin dhe zyrat e duhura dhe fitoi te drejten e ketij koncesioni,  pregatiti projektet ( natyrisht mbeshtetur ne projektet tona )  mori ne pune disa nga kuadrot kryesore te ish institutit qe i pagoi mire deri pak kohe me pare, hapi zyren qendrore,studenti i asaj kohe ishte bere avokat dhe punonte me sukses ne kete zyre dhe ne 2002 filloi ( me llafe ) punen me bekimin ceremonial te kryeministrit te asaj kohe, pastaj ne 2003 ministri qe me vone u be kryeminister inaguroi rrugen perseri me ceremoni dhe filloi puna.Hidrocentrali duhej te perfundonte sipas kontrates ne 2007 -2008 por ne 2005 u nderuan pushtetet u nderuan

Submitted by Tom Doda (not verified) on

dua ta vashdoj komentin e perparshem se mu bllokua (?)

kur u nderuan qeverite iu shty perseri afatit Becchettit per Kalivacin dhe kjo histori vashdon pa fund sikur e kane urdheruar te bllokoj punimet qe ne mos prodhojme energji po te blejme cdo vit 200 milione euro ( 2%  shkojne ne xhepat e qeveritareve rregullisht) dhe asnje nuk flet per kete investim pa fund dhe te munguar sikur ky shtet ska ligje dhe kushdo ben cte doje me  ekonomine tone dhe me centralet si psh ato me ere qe kane mbetur si endra te Don Kishotit apo kaskada e Devollit qe sdihet kur do te filloj etj.etj

Prandaj i dashur Andi perpunoje dhe zgjeroje artikullin se skandali eshte me i gjere dhe me i thelle ne te gjitha instancat si perpara me qeverine e djathte ashtu edhe tani me qeverine e majte qe mundohet me kot tja hedhi fajin para ardhesit dhe harron detyrat e saj.Te shohim edhe cdo bej populli i cili teorikisht ne demokraci ka fuqi te denoje me vote por me duket  jemi pak si ne tregimet fantastiko shkencore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.