zdromsi

2023, fushata vazhdon me parimin "rruga sjell vota"

Postuar në 19 Shkurt, 2023 15:00

Veliaj: Asfaltohet “Rruga e Saraçëve”, bashkon Tiranën e vjetër me të renë!

Këtë titull e gjen në faqen kryesore online të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Nga pikëpamja gazetareske, “lajmi” ka interes lokal, madje më poshtë se aq. Interes “Lagjar”. Ndaj vendosja e tij në faqen kryesore të një agjencie shtetërore nuk ka shumë kuptim.

Me çehren e një dëshmori të gjallë

Postuar në 12 Shkurt, 2023 23:44

103 vjet kryeqytet celebrohet me një marifet. Me sahatin në kartolinën zyrtare, pa kullat që janë në fat edhe ora e këtij qyteti sot. 

Në krye të këtij adeti, Zdromsi që me një videomesazh ka deklaruar se është shumë krenar në këtë 103 vjetor që e gjen Tiranën më mirë se kurdoherë tjetër. Sa herë është ndjerë krenar ky njeri, i ka numëruar vallë kush? 

Kopili i shumicës

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 01:37

Busti i Mit’hat Frashërit, dëmtuar pak ditë më parë, është rikthyer i restauruar. Lajmin rrufe e bën me dije Zdromsi i kryeqytetit, që përmes një postimi shkruan se: 

Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!

Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t'i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane!

Demagogjia dy lekëshe e Zdromsit: Mbron Kullat me nevojat e strehimit

Postuar në 31 Tetor, 2022 01:59

Projektojmë së bashku”, aktiviteti ku janë mbledhur arkitektë, urbanistë e të rinj për të dëgjuar leksionet elektorale të Zdromsit që punon si kryetar bashkie në Tiranë. Zdromsi ka menduar të ballafaqohet me temën më diskredituese për të në fushatë: kullëzimin e Tiranës prej dikujt që edhe e përdorin, por edhe deklaroi moratorium ndërtimesh.

Por siç dihet, demagogjia e tij, ndonëse deri diku efikase pse sintonohet me logon e partisë në pushtet, është bajate deri në neveri. Ndër të tjera Zdromsi tha: 

ZDROMSIN nuk e duan as në PS, Bushati: Duhen provuar njerëz të rinj. Mund të shërbehet më mirë

Postuar në 15 Tetor, 2022 14:33

Në një intervistë të dhënë ditë më parë në Report Tv, aktualisht e pamundur të gjendet në faqen e këtij teelvizioni, ish-deputeti i Partisë Socialiste, ish-kryetar i saj për Tiranën, Ervin Bushati, është shprehur kundër kandidimit të Erion Veliaj për Bashkinë e Kryeqytetit.

Subscribe to RSS - zdromsi