hamas

Hamas kërkon pajtimin me Fatah

Postuar në 17 Shtator, 2017 09:47

Organizata palestineze Hamasi ka rënë dakord për nisjen e bisedimeve me lëvizjen rivale Fatah. Organizata njoftoi përmes një deklarate se rikthimi në tryezën e bjsedimeve ka për qëllim të çmontojë Komitetin e Administrimit të Gazës dhe të mbajë zgjedhje legjislative në zbatim të një marrëveshje për t'i dhënë fund rivalitetit të gjatë mes dy fraksioneve palestineze.

Fake news/Netanyahu ekranizon pretencën e vet ndaj disa mediave kryesore

Postuar në 08 Maj, 2017 13:26

Sulmi ndaj mediave është tanimë e drejtë e fituar nga politikanë të ndryshëm  që e ndërtojnë kundërrealitetin e tyre mbi premisat e akuzës se nuk kemi të bëjmë me me “lajme”, por me “lajme të rreme”. Donald Trump është i mirënjohur në këtë drejtim, ndonëse ai është një “rul” në këtë drejtim meqenëse në botën e qytetëruar është paraprirë nga kryeministri aktual i Shqipërisë që ka marrë përsipër të bëjë kallajnxhiun e kazanit të medias, me një…media  të vet.

Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshjen: Qeveri uniteti në Palestinë

Postuar në 17 Janar, 2017 23:32

Mediat raportojnë se politkka palestineze ka gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e një qeverire të unitetit. Vendimi kapërcen vite të tëra konfrontimi mes lëvizjes isalmike Hamas dhe Al Fatah, pasardhëse e OÇP-së, së Jaser Arafatit. Deklarata ka ardhur nga Moska ku lideri i i Fatahuit, Mahmoud Abbas dhe kreu politik i islamikëve të Hamas, Khaled Meshal ndodheshin prej disa ditësh për negociata.

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta e ardhshme me Hamasin do jetë e fundit

Postuar në 25 Tetor, 2016 10:21

Në intervistën e parë mediat palestineze, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avikdor Liberman deklaroi se nëse shpërthen një luftë e re në Rripin e Gazës ajo do të jetë e fundit pasi Izraeli do të fshijë nga harta oranizatën Hamas.
"Nuk kemi asnjë predispozitë të fillojmë një përplasje të armatosur, por nëse Izraelit do t'i imponohet luftë, ajo do të jetë e fundit"-paralajmëroi Liberman për revistën Al -Quds.

Hamas kërkon ndërhyrjen e Rusisë në ndaljen e “agresionit izraelit”

Postuar në 18 Tetor, 2015 05:12

Grupi islamik palestinez “Hamas” deklaron se ka kërkuar nga Rusia që të ndërhyjë në frenimin e atij që e quan agresioni izraelit ndaj popullit palestinez. Lideri i grupit Khaled Meshal ka komunikuar për këtë çështje me zv.ministrin e Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ku raportohet se është përcjellë version palestinez i ngjarjeve: rebelimi i tanishëm i palestinezëve lidhet me shtypjen nga Izraeli dhe përpjekjet e këtij të fundit për të dëmtuar xhaminë Al-Aqsa. Meshal kërkoi që Rusia të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalë agresionin fillimisht në Eëst Bank dhe në Jerusalem.

Pages

Subscribe to RSS - hamas