gazi natyror i lengshem

Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030

Postuar në 21 Mars, 2023 19:27

Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.

Subscribe to RSS - gazi natyror i lengshem