Felps

"Superman-i" Felps koleksionon medaljen e 22 të artë (video, foto)

Postuar në 12 Gusht, 2016 10:19

Majkëll Felps mund të quhet sportisti më i mirë olimpik i të gjitha kohërave.  Notari amerikan fitoi mbrëmë medaljen e 22 të artë në garën olimpike 200  metra stil i përzier. Ai bëhet kështu sportisti i vetëm që ka fituar 4 medalje të arta olimpike në të njëjtën disiplinë. Amerikani nisi vrullshëm gara dhe përfundoi i pari me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 66 të qindat.

Subscribe to RSS - Felps