Përbindëshi i detit, peshkaqeni gjigand i zhdukur 100 milionë vjet më parë

Postuar në 02 Gusht, 2015 17:12

Një peshkaqen gjigand, i gjatë sa një ndërtesë dy katëshe popullonte sipërfaqen e oqeanit rreth 100 milionë më parë. Zbulimi i fosileve në vitin 2009 çoi në përfundimin se predatori në fjalë mund të jetë qenë një ndër më të mëdhenj në Tokë duke shtruar pikëpyetjen e evolucionit të tyre. Leptostyrax macrorhiza, u zbulua aksidentalisht në Texas, në Fort Worth, ku gjenden fosile marine, si ato të amonitëve. Kjo zonë rreth 100 milionë vjet më parë ishte pjesë e një hapësire detare, e njohur si Kanali i Brendshëm Perëndimor, që ndante Amerikën e Veriut në dy pjesë e që shtrihej që nga Gjiri i Meksikës deri në Arktik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.