Blloku Në Vëmendje

Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish

Postuar në 28 Tetor, 2022 18:37

Përveç luftës janë edhe sëmundjet.

500 euro boll janë për mua. Do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin

Postuar në 24 Tetor, 2022 16:17

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht.

Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale.

BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës

Postuar në 16 Tetor, 2022 14:09

Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.

Rama dhe Kurti po i nënshtrohen Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova s’janë më të pavarura

Postuar në 11 Tetor, 2022 20:15

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.

Mafia e “lajmit” në një orgji që duhet të marrë fund

Postuar në 09 Tetor, 2022 00:37

Policia ka dhuruar sot materialin e nevojshëm për një javë tjetër të zhurmshme ku protagonistë do jenë të ashtuquajturit gazetarë të kronikës. Në makinën e Endrit Dokles, person i njohur dhe i dënuar më parë, i akuzuar në media si pjesëtar i bandës së Durrësit, është identifikuar Fatjon Murati. Person në kërkim për ngjarjen e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë tre persona të afërt të Ervis Martinajt, një tjetër personazh ky i mirënjohur dhe me shumë nofka. 

Mediat iraniane: Dronët e Iranit mund të godasin bazën e MEK në Shqipëri

Postuar në 01 Tetor, 2022 23:10

Mediat shtetërore iraniane kanë qarkulluar lajme mbi kapacitetet goditëse të dronëve iranianë duke vendosur si objektiv eventual kampin e Manzës në Durrës ku strehoehn muxhahedinët e MEK. 

Kapacitetet e dronëve dhe raketave iraniane nuk kufizohen në zonat gjeografike fqinjë; ato gëzojnë kaq shumë kapacitete në sektorin ajroro, veçanërisht në atë të dronëve saqë është e kollajtë të godasësh bazën e MKO në Tirana

citohen mediat iraniane.

Përfundimtare, AKSHI nuk ka raport të vetin për sulmet kibernetike

Postuar në 26 Shtator, 2022 23:23

Shqipëria, qeveria e saj nuk do të ketë një raport përfundimtar, teknik, mbi sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së vet dixhitale publike.

Poligaminë duhet ta legjitimojmë sepse ekziston “de facto”

Postuar në 25 Shtator, 2022 18:16

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit Islam, duke folur për MCN Tv thekson se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”.

Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua.

Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.  

Marrëveshja/Emiratet e Bashkuara Arabe me oficer kontakti në Europol

Postuar në 25 Shtator, 2022 14:11

Europol njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në fushën e luftës kundër krimit me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja parashikon caktimin e një oficeri kontakti nga Emiratet në Hagë, duke vemdosur kështu pika kontakti për thellimin e bashkëpunimit mes të dy entiteve. Europol e ka cilësuar marrëveshje një gur miliar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor pasi shpresohet që do të promovojë bashkëpunimin operacional policor në shkallë ndërkombëtare.

A jemi të sigurtë për jetën kur na ndalon Policia?

Postuar në 23 Shtator, 2022 11:46

Vetëm dy ditë pasi Prokuroria urdhëroi mospublikimin e të dhënave të hakeruara për arsye të sigurisë kombëtare, në media dolën pjesë të dosjes hetimore për Ervis Martinajn, një person i njohur për shumëkënd. Në një emision u ngritën të gjitha hipotezat për zhdukjen e personit, referuar copëzave të dosjes hetimore. Një portal e raportonte dje si ekskluzive dosjen hetimore, ndërkohë që Prokuroria nuk ka asnjë reagim për këto rrjedhje.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje