Blloku Alternative

Pse mbajmë mend më shumë nga leximi në print sesa nga ai dixhital?

Postuar në 04 Prill, 2023 22:46

 

Naomi S. Baron

Studimi: Pandemia çoi në obezitet 10 mijë ushtarë amerikanë

Postuar në 02 Prill, 2023 19:56

Gjatë pandemisë së Covid-19, shkalla e obezitetit në ushtrinë amerikane u rrit gati në 25%. Rreth 10 000 ushtarë aktivë në detyrë zhvilluan obezitet midis shkurtit 2019 dhe qershorit 2021, raporton Associated Press. Rritje e obezitetit u pa edhe në Marinën Amerikane.

Vetoja e talebanëve ndaj heroinës hap rrugën për opioidet sintetike, shumë më kërcënuese për shëndetin

Postuar në 02 Prill, 2023 14:38

Tregu i heroinës në Evropë mund të ndryshojë shumë shpejt, pasi lënda narkotike mund të zëvendësohet me një alternativë tjetër akoma më kërcënuese për shëndetin. Pothuajse e gjithë heroina e konsumuar në Evropë vjen nga Afganistani.

Dekomisionimi i sitit bërthamor të Cumbrias. Zhytësit hyjnë për herë të parë pas 65 vjetësh

Postuar në 31 Mars, 2023 15:39

Zhytës të Korporatës së Ndërtimeve Nënujore, një kompani e specializuar amerikane për kërkime në pishina bërthamore, kanë hyrë për herë të parë që nga viti 1958 në pishinën e Sellafield në Cumbria, bregu veriperëndimor i Anglisë.

Pagesë 7 miliardë $ taksë "pasurie dhe dhuratash"

Postuar në 30 Mars, 2023 22:27

Një miliarder i panjohur rezulton mes të dhënave të Thesarit në SHBA. Mes raporteve të përditshme për transaksionet financiare, më 28 shkurt 2023, drejtori i asociuar i analizës së buxhetit në Penn Wharton Model Budget, John Ricco, gjeti diçka intriguese: qeverisë i është paguar një taksë për "pasuri dhe dhurata" në shumën prej 7 miliardë dollarësh.

Kjo është deri tani taksa më e madhe e pasurive dhe dhuratave që nga viti 2005.

"Dukesha e Shëmtuar" e Quinten Massys mund të mos ketë subjekt një femër

Postuar në 24 Mars, 2023 16:18

Një grua në moshë”, piktura e artistit flamand Quinten Massys, është në qendër të vëmendjes së studiuesve të artit më shumë se pesë shekuj pasi u pikturua. E ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër, piktura e vitit 1513 paraqet një grua të moshuar. Në katalogun e ekspozitës, vera e shekullit të 16-të përshkruhet si sfiduese e standardeve tradicionale të bukurisë. Personazhi është një grua me sytë të futur në gropë, hundë të mprehtë e të madhe, lëkurë të ashpër, një nishan me qime, ballë të fryrë dhe mjekër të theksuar katrore.

Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi, inaugurohet më 2025

Postuar në 17 Mars, 2023 23:37

Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi pritet të hapet në vitin 2025, ndonëse ka nisur ndërtimin në vitin 2011. 

Një bashkëpunim mes fondacionit “Guggenheim” dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe, projekti përfaqëson një ndërhyrje modernizuese në arkitekturë me ambicien për ta shndërruar Abu Dhabin në qendër rajonale të artit. 

Zbulohet “ikona e re” e Tiranës

Postuar në 11 Mars, 2023 00:18

Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të Tv Klan. Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, ai paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit. Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio. 

Foto/Mësim anatomie në Spanjë

Postuar në 01 Mars, 2023 18:59

Një mësuese në Spanjë, Verónica Duque, ka menduar ta ilustrojë anatominë njerëzore përmes një kostumi të veshur në trup, me organet ilustruese që përkojnë me pjesët reale të tyre në trup. Një gjetje që e shndërron mësimin në ekzibicionizëm të pastër dhe një zgjedhje joshumë konvencionale, megjithë fuqinë shpërthyese pedagogjike.

Pyesni Napoleonin!

Postuar në 15 Janar, 2023 13:41

Tre historianë francezë i kanë dhënë jetë një projekti të veçantë që vendos një rikrijim digjital të Napoleon Bonapartit përballë “njerëzimit” të sotshëm nëse mund të themi kështu. Raphaël Doan, Arthur Chevallier dhe Baptiste Roger-Lacan kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të sintetizuar në formën e përgjigjeve të atpëratyshme një Napoleon që si bazë të dhënash ka historinë e tij personale, letrat, bisedat, mendimet, aktet e raportuar në gjallje të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative