Akrobacitë e një ambasadori! (Video)
![](http://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/oryan_2019_07_28_17.jpg?itok=cENlEXnd)
Sigurisht që Stevo Pendarovskit do t’i mbetet e paharrueshme, vizita e ambasadorit izraelit, Dan Orian. Ishte takimi i tyre i parë dhe kur mbaroi, ambasadori e la pa fjalë Presidentin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë ... vertikalen para tij..!
Pendarovski thjesht e pa me kureshtje akrobacinë e diplomatit izraelit. Megjithatë, kur erdhi në vete postoi një foto në faqen e tij personale nëFacebook, ku theksoi:
"Kjo foto me ambasadorin e Izraelit, Dan Orian, le të jetë motiv dhe arsye shtesë që stërvitja është shumë e rëndësishme, dhe shpesh edhe zbavitëse”- komentoi Pendarovski në rrjetet sociale. Megjithatë, nuk është hera e parë që ambasadori izraelit e bën këtë gjë.Nga videot e publikuara në internet duket se atij i pëlqejnë akrobacitë dhe sidomos vertikalet ...
Add new comment