Arvizu takohet me Alfred Pezën
![](http://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1444_peza-arvizu_1.jpg?itok=xazVNsPR)
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, u takua dje me kandidatin socialist në zonën e Peqinit, Alfred Peza. Gjatë takimit u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të fushatës dhe incidenteve që janë shënuar herë pas here.
“Sot zhvillova një takim URGJENT me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në Fier. E informova për ecurinë e fushatës zgjedhore në rrethin e Peqinit dhe për incidentet që nga djegia e posterit tim elektoral, grisjen e flamujve dhe një incident shumë të rëndë të ndodhur pas mitingut tim elektoral në qytetin e Peqinit, ku ishte edhe kryetari i PS, Edi Rama. Biseduam edhe për pritshmëritë e zgjedhjeve të 23 qershorit”, shkroi dje Peza në profilin e tij në FB.
GAZETA DITA
Add new comment