Si sundon Putini përmes TV
"Zoti President, ju lutem më siguroni se do të ndërtohet një park lojrash pranë shtëpisë time", - tha një vajzë nga Lindja e Rusisë. Vladimir Putin premtoi se do ta ndihmonte. Pas një ore agjencitë e lajmeve njoftuan se parku i lojrave do të ndërtohej dhe për këtë do kujdeseshin vetë drejtuesit lokalë. Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes (25.04.2013) në televizionin shtetëror rus, ku Putin u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve të tij. Ai e zhvillon një gjë të tillë që prej vitit 2001, duke tërhequr një audiencë prej miliona shikuesish. Këtë herë ai vendosi një rekord të ri: programi zgjati 4 orë e 47 minuta. Pyetjet vinin me anë të telefonatave, mesazheve telefonike ose lidhjeve të drejtpërdrejta televizive në pjesë të tjera të vendit. Putin bëri një rezyme të punës së tij dhe ai tha se ishte shumë i kënaqur: numri i lindjeve dhe rrogat janë rritur, ndërsa ushtria është pajisur me armë të reja. Por ai ishte i revervuar sa i përket rritjes ekonomike, duke i vënë fajin pjesës tjetër të botës. "Kriza në Perëndim dhe në gjithë Europën, ka lënë shenjë edhe tek ne", tha ai. (a.n.)
Më shumë:
Comments
paska shembuj te mire bota...
<p>paska shembuj te mire bota... popujt tutkune nuk duan ta kuptojne qe halli nuk zgjidhet nga "i madhi", per me teper vetem kur ti komunikon vete me "te madhin", por eshte struktura dhe drejtesia e trajtimit te cdo interesi apo shqetesimi... Shembuj te tille te shtojne pesimizmin kur mendon qe maskarenjte ngushellohen nga njeri tjetri...</p>
Add new comment