Basha e Olldashi në garë për të glorifikuar Berishën
Lulzim Basha e Sokol Olldashi kanë filluar garën mes tyre. I pari ka qenë në Elbasan, ndërsa i dyti në Fier. Secili pra në qarkun e vet. Gazetat e majta bënin me dije se secili prej tyre kish nxjerrë në pah në fjalimin e vet pafajësinë e Berishës në disfatën e fundit; më saktë, kishin nxjerrë në pah faktin që Berisha nuk është i vetmi fajtor, ose nuk është fajtor më shumë se të tjerët, ose ëhstë i vetmi që nuk ëhstë fajtor. Basha citohej të kish thënë se “përgjegjësia për humbjen qëndron jo vetëm mbi Sali Berishën, por mbi secilin prej nesh”, dhe se “ne jemi partia e Sali Berishës”. Olldashi shkonte pak më tutje, e mbante Berishën larg çdo përgjegjësie. “Përgjegjës për humbjen nuk është Sali Berisha, por të gjithë [ne të tjerët], duke u nisur nga ministrat e deri te militantët”.
Duket si garë për të glorifikuar Berishën. Por është një gjë që pritej.
Re.Pu.
Add new comment