Ilir Hoxha intervistë te “Dita”: “Enver Hoxha ishte kundër ndalimit të fesë në Kosovë”

Postuar në 10 Prill, 2014 14:30

Ilir Hoxha, një nga dy djemtë e Enver Hoxhës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Dita” e cila kalon nëpër të gjitha etapat e jetës poitike të ish-Diktatorit shqiptar. Një nga çështjet me më shumë interes është qëndrimi ndaj Kosovës, apo më saktë mendimi i vërtetë i Enver Hoxhës për Kosovën. Pra Enver Hoxha si nacionalist. Është e natyrshme që intervista dominohet nga aspekti formal; Ilir Hoxha konfirmon pikë për pikë atë profil të Enver Hoxhës që njohim edhe përmes qëndrimeve publike. Me shumë interes është një “detaj” lidhur me mendimin e Enver Hoxhës për fenë, qëndrimet ndaj monumenteve dhe sesi mendohej që të veprohej ndaj fesë në Kosovë. “Po të tregoj, Xhevdet, edhe një detaj tjetër domethënës për këtë argument. Enver Hoxha atёherё dha dhe njё orientim qё tё gjitha ndёrtesat e kultit qё kishin vlera monumentale tё viheshin nё mbrojtje tё shtetit. Eshtё interesante se kur e pyetёn: po nё Kosovё si duhej tё vepronin me fenё, ai nuk ishte dakord qё feja tё ndalej. Ai u tha: ‘’nё kushtet e Kosovёs, kur populli ёshtё nёn diktatin serb, objektet e kultit shёrbejnё si vende ku mund tё mblidhen dhe tё flasin pёr ҫёshtjen kombёare. Pra, Enver Hoxha nuk ishte dogmatik, ai ҫdo gjё e shihte nё interes tё prosperitetit kombёtar”, shprehet Ilir Hoxha.

s.z

Më shumë në: http://gazetadita.al/enveri-priti-nje-sinjal-nga-perendimi-q...

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Tale padre tale figlio.

Submitted by Sandri (not verified) on

Asht tradhit komtare me shkrujt ne gjuhen e nji pushtusi. Cfare ban kshu pauuuul?!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ti ke te shkruem turqisht neper te gjitha xhamijat, qe permateper mbajne emna sulltan pushtuesish dhe ti nuk ban za.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Obobo! Na e ngjallen Qoftelargun, perseri. Mjaft me dengla, shkruani ndonje gje te hajrit. NUK DUAM TE DEGJOJME ASGJE ME NGA KJO FAMILJE GJAKPIRSISH. ATA DUHET TA KONSIDEROJNE VEHTEN ME FAT QE KY MILET NUK I LINçOI, kur ishte koha.....Eshte mire t'i rrine bythes siper, t'i hane me sukses paret qe i vodhen ketij mileti e te mos ngacmojne me, pale te dhjesin gazit kur quajne hajdute te tjeret........Mjaft!!!!!!!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Submitted by Huana (not verified) on

Tash qe kane marre pushtetin femijte e atyne qe i bani njerez veruku, na duhet me durue edhe pordhet e ketij....

Submitted by Albi (not verified) on

Dmth Dita qe nuk le pa i permend Saliut, tani ben portrete te gjata e serioze per nje nga diktatoret me te cmendur qe pati Europa Lindore.

Mire mire, po rrodhen shpejt keta rilindasit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.