Vlorë: Meta bëhet opozitar me titull të plotë; dhe është i sigurtë që do të jetë i tillë deri më 23 qershor

Postuar në 29 Prill, 2013 13:13

“Ne duam një Shqipëri pa politikanë përçarës, të cilët e kthyen para një jave parlamentin në parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen ne parlamentin e ‘veshit’”, tha nga Vlora Ilir Meta, duke bërë ironi me Topallin e parlamentin. Por kjo ishte më e pakta. Më pas, si të ish një ekspert dhe analist i ftohtë, ai i bëri një diagnostikim të saktë maxhorancës “të të tjerëve” që ka qeverisur vendin për tetë vjet me radhë:

“Kush premton 250 mijë vende pune, kur nuk hapi dot 50 mijë në 8 vite, i them se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët, se Vlora kërkon ndryshim. Shqipëria kërkon një model të ri ekonomik, një ekonomi që eksporton e konkurron. Vlora nuk mund të vazhdohet të qeveriset me lëvdata, kur borxhet ndaj kompanive të punëve publike po shkojnë në 300 milionë euro të papaguara, duke rritur kreditë e këqija; nuk mund të vazhdohet me eufori për ekonominë kur borxhi për mosrimbursimin e TVSH po arrin në 200 milionë euro”.

Dhe më pas i drejtohet personalisht Berishës: “Dua t’i them kreut të PD-së nga Vlora të mos shohë ëndrra me sy hapur që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, pasi opozita, Vlora dhe Shqipëria duan që zgjedhjet të bëhen sot…. Ne jemi të sigurt në fitoren e këtyre të zgjedhjeve. Aleanca për Shqipërinë Evropiane e nisi fitoren në Shkodër dhe kulmin do e ketë në Vlorë më 23 qershor. E kemi të pamundur të mundim Berishën në Vlorë 8 me 2, por ju jap fjalën se do e mundim 9 me 3. Ashtu sikurse ju jap fjalën se 12 kandidatët e LSI do jenë djemtë dhe vajzat e Vlorës që qëndrojnë dhe jetojnë me hallet dhe shqetësimet e këtij populli të mrekullueshëm.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Sa bukur...opozitar...kush kalon "ylberin e 1 Prillit" shnderrohet nga pozitar ne opozitar...kjo eshte Rilindja e kokeboshit Ed Rama

Submitted by Dritan (not verified) on

Ke te drejten tende te komentosh, por rilindja nuk duket para, por pas 23 qershorit, keshtu qe mos gjykoni kot ne ajer vetem e vetem pse nje individ beri kete veprim. Si shqiptar, kemi nje te keqe, gjykojme shpejt e me gjak te nxehte, nuk dime te presim dhe pastaj te japim mendimin tone.

Kur e majta te vije ne pushtet, atehere ka mundesine per te gjykuar veprimet e saj...deri atehere..........refkeltim te mbare.

Submitted by bbb (not verified) on

@ Dritan. Nuk mund te kete Rilindje me hajdute si Meta dhe partia e tij e hajdutve te kapur me ze e figure duke vjedhur parate e shtetit...Keto peralla me Rilindje mund tja hidhni ndonje leshkoje ju

Submitted by Beni (not verified) on

Me falni a jetoni ne Shqiperi juve?? A e dini historine e ketij zoterise me siper?? A e dini pse u organizua 21 janari?? A e dini qe personi kyç i çështjes ishte z. Meta dhe ai nuk do gjykohet më?
Sipas llogjikes tende ti thua qe ai deri para 23 qershorit ai nuk paska treguar anën e tij te mire sepse ishte ne pozite dhe u detyrua te bente ato qe beri dhe ne mos nxitohemi e ta gjykojme tani por mbrapa 23 qershorit sepse ai ka ndryshuar dhe ka kuptuar qe nuk mbahen ne bllok gjerat por ne mendje... !

Submitted by Gjon (not verified) on

Dritan,

Teza  jote do te kishte kuptim per nje figure te re politike, por jo ne rastin e Ilir Metes i cili ka nje eksperience te gjere ne kalimet majtas -djathtas me te vetmin pikesynim, pasurimin personal.  Megjithe presionin e madh qe po ushtrojne mediat e majta ne favor te PS, eshte shume naive ideja apo pritshmeria e "Rilindjes" nga Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj e keshtu me radhe.

Submitted by Milano (not verified) on

Kemi 2 vjet qe e kemi gjykuar Meten,  sigurisht me ndihmen e shokut Rama i cili ka dhene nje kontribut fondamental ne kete proces. Por me sa duket Rama pesoi nje trumboze ku harroi se cfare kishte thene 2 vjet per meten.

Premtimi madhor i Rames per rilindje;

Reformen e sistemit shendetesor, gjer dje e ka drejtuar LSI me mercenaret e saj. Cfare reforme do beje Rama ose me sakte me cfare justifikimi do thote qe do reformojme kete sistem pasi e kane shkaterruar ku nje kontribut shume te madh ka motra e saj LSI.

Qe te shkruaj akoma per 21 janarin besoj qe nuk ja vlen pasi eshte be boze kjo pune...

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

"me bllok  ne dore ......me ze dhe figure........"

Submitted by Shpendi (not verified) on

I damkosuri njollose koalicionin.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Se cfare do beje mbas 23 qershorit o Dritan eshte pune tjeter, per ato qe ka bere perpara duhet gjykuar tani qe po na e shet veten zoteria per opozitar te ndershem.

Submitted by voica (not verified) on

Bingooo! Shume e bukur- me mjaftoi vetem titulli i shkrimit dhe jam 100% me idene (e titullit).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.