Vetë/Vrasja e Mehmet Shehut e pregatitur në Zelandë? Kush ishte mjeku misterioz i i elitës komuniste që e vizitoi dëshmitarin?

Postuar në 13 Janar, 2013 12:08

Auron Tare ka disa kohë që gërmon në dokumentet e deklasifikuara të para-ardhëses së CIA-s. Nga studimi i tyre, rezulton se Shehu nuk ka qenë i rekrutuar, të paktën jo gjatë luftës. Nëse Shehu mund të ketë bashkëpunuar me CIA-n amerikane pas viteve ‘50, këto dokumente janë ende të pa deklasifikuara. Mehmet Shehu është akuzuar (pas vdekjes) nga Hoxha se duhet të jetë rekrutuar nga Harry Fultz gjatë periudhës së studimit në Shkollën Teknike. Por, shkruan Tare ”historiografia komuniste, që i ka artikuluar këto akuza, nuk ka sqaruar se amerikanët deri në vitin 1941 nuk kanë pasur një shërbim të fshehtë që merrej me çështjet e politikës ndërkombëtare, operacione klandestine, rekrutime etj…” A ishte Mehmet Shehu një i rekrutuar i mundshëm i OSS? “Në dosjen personale të Harry Fultzit, e cila është tashmë e deklasifikuar, nuk ka asnjë dokument që të provojë se Fultz kishte lidhje me shërbimet e inteligjencës amerikane gjatë periudhës kur ai kryente rolin e drejtorit të Shkollës Teknike.” Tare argumenton se ka patur një përpjekje nga amerikanët për ta eleminuar Shehun e trainuar nga KGB, meqë ai ishte njeriu që po i thyente të tëra përpjekjet e tyre për të depërtuar në Shqipëri.

Por, dokumenti më interesant që Tare përshkruan në artikull, ka të bëjë me ditarin e një të infiltruari të Sigurimit në Zelandën e Re. Sipas tij, “gati tre muaj përpara “vetëvrasjes së Mehmet Shehut” në Zelandën e Re një celule e Sigurimit të Shtetit merr urdhër për të organizuar një vrasje politike në Shqipëri.” Bëhej fjalë për ët vrarë Shehun? Apo një tentativë për të vrarë Hoxhën? Por rrethana më interesante është ajo që shkruan Tare se dëshmitari, rrëfen se “njerëz të Sigurimit të Shtetit kanë tentuar ta helmojnë në ambientet e burgut ku qëndronte gjatë hetuesisë dhe për këtë arsye e zhvendosen në një hotel ku ruhej 24 orë. Mirëpo përpara transferimit të tij nga burgu, Bajramin e ka vizituar në dhomën e tij dy herë një mjek shumë i njohur në Tiranë. Bajrami thotë se mjeku erdhi me porosi të një rrethi të ngushtë sekret të elitës komuniste, e cila operonte jashtë strukturave të shërbimit sekret shqiptar

Ja.Se.

I plotë tek Tema:

http://www.gazetatema.net/web/2013/01/12/cia-dhe-vetvrasja-e-mehmet-shehut/

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

E gjithe kjo pune nxitet nga djemte e Mehmetit me qellim qe te mos mbetet tradhetar ne histori. Pyetja e theshte qe del pse duhet te vriste vete kur ai ishte Nr1 qe do drejtonte vendin dhe Nr1 me i besuari i Enverit............Cfare e shtyu ????  lind pyetja tjeter pse fmiljaret e kadri hazbiut apo te tjereve qe u pushkatuan nuk kerkojne te hapen hetimet per kete ceshtje ??????? Por vetem djemte Mehmetit???

Submitted by demokrati (not verified) on

jam shume dakord me parafolesin. Po botohet ne shtyp (ne gazeten Dita me duket) nje dosje ende e jo e deklasifikuar e seancave te gjyqit te Kadri Hazbiut. Ka shume deshmi dhe situata aty qe e e nxjerrin Mehmet Shehun ne nje drite krejt tjeter nga ajo qe njihet. Nuk eshte ratesi qe pikerisht tani qe eshte hapur ajo dosje, Auron Tare nxjerr papandehur materiale te tilla. Kjo vjen nga djemt e Mehmetit. Historia nuk esht e rendesishme vetem per katundarin e Vicidolit

Submitted by ehh (not verified) on

Tare nuk mund te shkruaje me per historine. Ai tashme eshte deputet socialist. Pra qendrimet e tij jane te percaktuara politikisht: Urreje Zogun, urreje Ameriken, Enveri nuk ishte vrases, Mehmeti ishte agjent, etj...

Submitted by altini (not verified) on

shkrimin e lexova te plote tek tema. shume interesant. nje analize profesionale e bazuar ne dokumenta dhe pikepamje te reja.  auron tare po sjell nje kontribut te vyer ne lemin e historise.  nuk jam dakort me parafolesin. ai le te jete deputet por si historian po kontrbuon shume. bravo

Submitted by drini (not verified) on

Tranzicioni i tejzgjatur qe vazhdojme te perjetojme akoma sot filloi me vrasjen e Shehut dhe jo me shfaqjen publike te Berishes. Dhe do te perfundoje atehere kur te eleminohet udheheqja e forces politike qe provokoi kete tranzicion

Submitted by Anonim (not verified) on

Zelande? Nuk ka shtet Zelande, hidhini nje sy titujve para se ti botoni.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.