Vëzhguesit Vendorë: KQZ përdor kodin e vjetër zgjedhor, ndërsa drejtësia është inekzistente në incidentet zgjedhore

Postuar në 19 Qershor, 2013 10:44

Në një raport të dhënë dje nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thuhet se KQZ vazhdon të funksionojë në mënyrë të kufizuar, ndërsa u bëhet thirrje partive që të plotësojnë këtë komision, pavarësisht kohës shumë të limituar. KVV thotë se KQZ po operon me udhëzimet e marra nga KQZ e vitit 2009, por vetë ajo funksiononte duke përdorur kodin e vjetër zgjedhor.

“KQZ është përpjekur të funksionojë normalisht, por ka shmangur vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ka shumë akte që kërkojnë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e të paktën 5 anëtarëve të KQZ-së”, thuhet në raportin e KVV-së.

Në raportin e KVV-së theksohet se gjatë fushatës zgjedhore nuk kanë munguar as incidentet elektorale, si sulme ndaj zyrave zgjedhore, kërcënime apo sulme fizike ndaj kandidatëve të partive të caktuara. KVV bën të ditur se ka evidentuar raste të përdorimit të administratës në fushatën zgjedhore. Ajo çka është shqetësuese është se ka pasur shumë pak reagim nga zyrtarët që akuzoheshin nga mediat se po abuzonin me fushatën. Reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë pothuajse inekzistent”, thekson KVV.

Zh.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Adriatik Llalla mos i lyej duart me gjak shqiptari.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.