Vëzhgim/ “Komuna e Parisit”, modeli i shëmtuar i kapitalizmit urban shqiptar

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 06:38

Kjo që shohim në foto, njihet nga të gjithë si “Komuna e Parisit”. Ishte thjesht një rrugë. Tani jo më e tillë. Statistikat thonë se e gjithë zona mban 80 mijë banorë. E nëse statistikat nuk gabojnë kjo do të thotë që janë edhe nja 10 mijë makina në qarkullim. Kam shkruar edhe herë tjetër për këtë rrugë, a lagjje, merreni si të doni, e cila për nga kapaciteti është sa një qytet i madh i Shqipërisë, Shkodra apo Vlora. Megjithatë rruga nuk është më tepër se 6 metra e gjerë, ku herë hapet e herë ngushtohet. Përfundimi: nuk është as më pak e as më shumë se sa një rrugë fshati e asfaltuar. Realisht kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit urban shqiptar, një idiotësi totale dhe e papërshkruar. Sidomos tani pas prishjes së shtesave të lokaleve. Asnjëherë nuk ka pasur një plan të rregullimit të saj, dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk e zbukuron fare lagjen, përkundrazi e tregon edhe më demode nga sa është. Por do të mundohem t’i kap me radhë...

...Kur drita jeshile e semaforit ta jep mundësinë, ti mund të kalosh si këmbësor i thjeshtë, edhe pse në krahun tënd një “Mercedes-Benz M-Class” a “X-6”, që niset si furtunë, është gati të të vërë përfund. Nga ky çast bindesh se ke ndërmarrë një ekspeditë fort të lodhshme pa filluar ende, e që përshkon itinerarit e çuditshëm nga rruga “Muhamed Gjollesha” pranë stadiumit “Dinamo”, për të mbërritur në vendin e quajtur “Selitë”, e cila vetëm pak vite më parë mbante termin e një fshati pranë kryeqytetit. Zona kishte veç sera për prodhime bujqësore dhe një pikë karburanti diku në majë. Më tej fillonin brezaret e pemëve frutore. Tanimë, ajo që quhej majë është në mes. Nuk mund të jemi kundër, ç’kuptim ka, zhvillim do ketë. Po si...?

Anash rrugës së ngushtë janë ndërtuar vetëm pallate 10-14 katesh. Duhet pasur parasysh se në këtë zonë dikur kalonte një përrua, dheu është i hedhur, e po ra tërmet... “ruana Zot”.

Nuk quhet më “Komuna e Parisit” edhe pse në regjistrat e minibashkisë “5” apo në ambulancën e lagjes, gjithçka që shënohet rreth adresës së një personi, mban të njëjtën “vulë”. Mban një emër krejt të ri. Madje për këtë, me një ceremoni pa bujë nga zyrtarët e Bashkisë, disa vite më parë u zbulua edhe pllaka, ku sipërfaqja ishte gdhendur me një daltë çeliku, për të dhënë rezultanten pasive të emër-mbiemrit: “Medar Shtylla”.

Gjithkush ka të drejtën e pakontestueshme për ta quajtur si “lagja e re e VIP-ave të kryeqytetit”. Unë për vete kam 12 vjet banor i saj, nuk hyj te VIP-at, është e sigurtë. Por ndoshta mund të jetë pikërisht ashtu, lagje VIP-ash. Varet kush e kalon testin. Në bllokun masiv me rreth 80 mijë banorë kanë preferuar të jetojnë ministra e ish të tillë, deputetë e ata që nuk kanë më mandat, e deri para pak kohësh po aty jetonte dhe presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani.

Epopeja e lavdishme, me aksion vullnetar, nisi pas viteve 2000 kur kryetar Bashkie ishte Edi Rama, e në krye të Qeverisë një herë Nano e një herë Meta. U dhanë leje ndërtimi pa kriter. 9 kate, përcaktonte ligji. Edhe me parking poshtë. Kujt i thua... Pak ndërtues e kanë respektuar, për më tepër i kanë futur dhe nga 2-3 kate shtesë.

Por udhëtimi drejt finishit është i lodhshëm, i zhurmshëm, ku për më tepër, sytë, flegrat e hundëve dhe qiellza të ngacmohen vazhdimisht nga pluhuri dhe gazrat që dalin prej jashtë skrapamentove të makinave të cilat brenda janë “full option” pajisur me kondicioner e airbag.

E meqenëse e kemi marrë rrugën për të shkuar në Selitën e vjetër, lagja e re e VIP-ave, që ne rëndom jemi mësuar ta njohim me një emër fort të qarkulluar prej të paktën 140 vjetësh: “Komuna e Parisit”, vjen e shformohet, nga një bulevard i supozuar, në një labirint mjeran e të shëmtuar. Kjo rrugicë, meqenëse mban një emër që vjen nga Franca, nuk ka shans të ngjajë me Shans Elizenë. Asgjë që vazhdon në zgjatimin e rrugës së vjetër që të çonte tek “Kopshti Botanik”, nuk të jep përshtypjen e një lagje me arkitekturë e urbanistikë bashkëkohore dhe për më tepër e vendosur aty ku duhet.

Do themi vetëm të këqijat në këtë shkrim të shkurtër. Reklamë as që mendohet në një rast të tillë. “Komuna e Parisit” është një vend ku fëmijët nuk kanë asnjë mundësi për të luajtur e argëtuar, nuk ka terrene. Është vendi ku makinat mund të parkohen mbi njëra-tjetrën, minimumi mbi trotuare. Është vendi ku telat e telefonisë fikse dhe kabllot e sistemit të ndriçimit gjithashtu varen ngado, rrezik vdekje për këdo. Para pak ditësh dy shtylla druri ranë pas një stuhie. Ishte mesnatë dhe nuk ndodhi gjëma. Ca pallate të një kompleksi qëndruan pa drita për disa orë. Por me kaq u mbyll. U ndezën qirinj për ndriçim e për t'u falur. Në mëngjes dy shtylla metalike u vendosën nga KESH a ÇEZ, ç’rëndësi ka. Gjithashtu “Komuna e Parisit” është rruga e stresit të nënave me fëmijë të cilat marrin guximin të shtyjnë karrocat e bebeve në rrugë pasi trotuare nuk ka.

Thënë troç, tek Komuna e Parisit do të gjesh gjithfarë komunitet “mix”, që pasi kanë blerë apartamentet e reja duke shpenzuar disa mijëra euro, fillojnë ta bëjnë sherrin sherr, jo vetëm për 500 lekët e ashensorit, por dhe për 200 lekët e pastrueses së shkallës. Janë gati të notojnë në plehra, dhe një gjë të tillë e kanë treguar tashmë.

Së fundi: Do të isha optimist nëse bashkë me prishjet e shtesave të lokaleve e ndërtimeve pa leje, Qeveria e Bashkia në bashkëpunim, do të nxirrnin “A”-sin nën mëngë për të filluar zbatimin e një projekti konkret që do ta sistemonte përfundimisht qytetit në periferi të kryeqytetit. Në të kundërt, ndërtimet që u prishën nuk japin asnjë vlerë.

Leonard Veizi

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

O Leonard ! pse  nuk na thua neve katunarve pri Rrashbulle kur jane ndertuar keto pallate ne ate territor :

kush ishte Kryeminister dhe kush ishte Kryetar Bashkie qe te mund ta shpjegojme  ate qe ju gazetaret dhe porlitikanet e quani

"kaos urban" per Tironen.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

mbase nuk i dini Juve z. Leonard po ja u a kujtoj :

Nga 2000 deri 2005 kryeministra kene qene Ilir Meta , Pandi Majko dhe Fatos Nano, nga2005 deri 2013 Sali Berisha.

Kryetar Bashkie nga 2000 deri 2011 Edvin Rama dhe qe atehere deri me sot Lul Basha.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

O Leonard, perpos shkrimit qe e ke shkruar si amator, sepse lenden e pare per te shkruar nje artikull te forte tek Komuna e Parisit e ke pa fund, ke luajtur edhe rolin e gjarprit.

Si gazetar qe je para se te shkruaje duhet te kishe marre ca informacione se kush i ka dhene lejet per cdo pallat, sa pallate jane ndertuar komplet pa leje dhe sa te tjere e kane shkelur lejen.  Mos na thuaj genjeshtra Berishiane qe e gjitha filloi me kur erdhi Rama ne Bashki.

Komuna e Parisit dhe pallatet tek ish-ekspozita Shqiperia Sot jane kryeveprat e ciftit te dashnoreve Brojka-Nano, qe ca kohe e bene treshe Brojka-Nano-Meta. Ne 2002 Rama kerkoi ti prishte pallatet pa leje (kujtoni pallatet e El-Sajedit) por Nano dhe Berisha e penguan nepermjet Gjykates. Me tej Rama i kerkoi Nanos qe mire qe nuk i anulloi lejet e ndertimit skandaloze qe kishte dhene Albert Brojka ne cdo cep te zones, por te pakten ti conte ne per kontroll policine ndertimore qe te ndertohej minimumi sipas lejeve te Brojkes sepse edhe ato nuk po respektoheshin, sidomos persa i perket parkingut.  "Na can shume bythen ti"qe pergjigjia e Nanos.

Pa di skutim, qe edhe Rama dha kontributin e tij me dendesimin e papergjegjshem  te lagjes me disa komplekse moderne si Kristal apo AK, por kurresi nuk mund ta quash Ramen arkitektin e Komunes Parisit.

Ashtu si edhe per katastrofat e tjera te medha urbane ne Shqiperi, arkitektet kryesore jane cifti Berisha-Nano dhe babezia e shfrenuar per para e ndertuesve.

Submitted by Komuna e Tiranes (not verified) on

Shkrim shume objektiv. Rruga ne fjale eshte nje mallkim i vertete. Nuk ka rrendesi kush e beri kete katraure. Tani ate e kemi. Si ta rregullojme eshte puna. Shkrimi shume profesional

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.