Tym i bardhë në Bruksel, arrihet marrëveshja mes Greqisë dhe partnerëve. 86 miliardë euro për 3 vjet dhe ristrukturim i borxhit

Postuar në 13 Korrik, 2015 01:50

Negociatat maratonë mes Greqisë dhe partnerëve europianë në Bruksel duket se janë kurorëzuar me një marrëveshje që shmang falimentimin e Greqisë dhe daljen e saj Eurozona.Sipas marrëveshjes Greqisë dp t’i jepen 86 miliardë euro për 3 vjet, ndërsa do të vendoset edhe një kohëzgjatje e borxhit. Në harkun kohor të 12 orëve negociatat janë ndërprerë katër herë. Kryeministri grek Aleksis Cipras ka patur takime të herëpashershme me kancelaren Merkel, presidentin Olond dhe kreun e Këshillit Europian Donald Tusk. Nga raportimet flitet për një marrëveshje të minutës së fundit, çka është konfirmuar edhe nga kryeministri belg në një postim në tuiter. Burime nga qeveria greke thanë se ishin dy çështje, për të cilat nuk ishte gjetur konsensusi: Përfshirja e FMN-së në programin e ndihmës dhe transferimi i një pasurise hipotekore të shtetit me vlerë 50 miliardë euro në një fond të veçantë në Luksenburg. Më herët Eurogrupi dhe qeveria greke kishin hartuan një draft në të cilin u përfshinë pikat ku palët ranë dakord dhe mosmarrëveshjet mes tyre.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.