Trojet shqiptare bashkohen më 2035?

Postuar në 12 Janar, 2013 11:53

Disa media amerikane dhe ruse kanë botuar një hartë studimore që pretendon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj., deri më 2035, njofton agjensia e lajmeve INA.
Harta është pregatitur bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew Brzezinskit, Samuel Huntingtonit, etj.

Po pjesa tjetër e Europës?
Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.
Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Në Ishull, Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t’i japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia, si shtete të reja, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe një pjesë të territorit francez. Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetet e ndryshme ish-koloniale, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorena do të bashkohet me Gjermaninë, Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Fat ndarjeje do të kalojë dhe Polonia, Rusia, ndërsa Bjellorusia do të zhduket si shtet dhe do të bëhet provincë e Rusisë që do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës por duke humbur Çeçeninë e Dagestanin.

ja.se.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nga ky parashikim i CIA-s amerikane dhe i GRU-s ruse, del se kemi nji marreveshtje ne mes ketyne dyjave per ti nxjerre disa telashe kufijsh Europes, ne menyre qe Europa te jete gjithnji me probleme.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nga amerika cfare nuk pret, qe te destabilizoje boten per qellimet e saj.

Ne 2050 Meksika merr tokat e saj, qe i jane rrembyer nga SH.B.A.

Ne 2100 to jetojme ne Mars, pastaj do bashkojme marsin me henen, pastaj galaksite........e te tjera kolloqithe

Submitted by Dritan (not verified) on

Te gjithe te bashkohen e te vecohen, aman, vetem me Kosoven te mos bashkohemi....ughhhhhhhhhhhhh,

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po ca parashikimesh te CIA's mer amon?!

Sa her qe nje grup studiuesish amerikan nxjerrin ndonje studim ju mediat shqiptare e ktheni ne sensacion. Kto jane thjesht skenare me probabilitet te ulet qe te gjitha sigurimet shteterore i kane, dhe i studiojne.

Nuk e kuptoj si asnje biznesmen ne shqiperi nuk e shikon boshllekun e madh qe kemi per nje media profesionale. Megjithse ndoshta gabohem une. Ndoshta lajme te tilla pa pike vlere jane ato qe kerkon populli yne.

P.S. Ti Dritano, nese s'ke qef te ribashkohesh me kosoven, nuk te detyron njeri te jetosh ne shqiperi. Kshu qe rruge te mbare.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po normal qe nuk kam qejf, dhe kjo jo per egon personale, por e bazuar ne arsyetim te llogjikeshem ekonomik, fetar, social, politik, etj etj etj. Po te duash ti rreshtoj te gjitha. Bashkimi me Kosoven eshte ne demin tone.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Jam dakort me Tedeschinin,Rusia dhe Amerika po pergatiten per mareveshjet e reja dhe levizjen e kandarit drejt Kines..Dhe dobesimin e perandorise me te re:UE, qe  eshte nje unjon ku dominon Gjermania...Nje gje nuk thuhet:sa gjak do derdhet per keto harta?!Nejse,te medhenjte nuk e llogarisin ate!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.