Torta qenka bërë me paratë e administratës???

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 09:48

 

Një letër shokuese e një lexueseje të Gazetës Dita sjell një fakt që do të kërkonte një investigim të mëtejshëm jo vetëm gazetaresk, por edhe institucional. Letra akuzon as më shumë e as më pak, sesa mbajtjen me dhunë nga paratë e rrogës së punonjësve të administratës publike, për të paguar… tortën e turpit të 28 Nëntorit!

Shkruan lexuesja e Ditës:

“Mirëdita dhe punë të mbarë. Doja t’ju njoftoja me këtë email se punonjësit e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza janë gjendur këto ditë përpara një surprize “të ëmbël” kur janë përballur me pagën mujore. U janë mbajtur nga rroga nga 12 mijë lekë të vjetra secilit. Kur kanë shkuar për të kërkuar sqarime – u është thënë që paratë u janë mbajtur si kontribute për përgatitjen e tortës së 100 vjetorit që u ekspozua në qendër të Tiranës.”

Kjo nuk është hera e parë, nëse është e vërtetë. Edh enë ratin e përmbytjes së Shkodrës në disa institucione njertëzit thanë se u përballën me kontribut të dhunshëm për fatkeqësinë. Sikurse thuhet edhe se nafta e ngrohjes së kopshteve të fëmijëve u kalua si ndihmë drejt vendeve të përmbytura.

Nëse letra më sipër është denoncim i një fakti të vërtetë, kemi të bëjmë me një sindromë të njohur që nga koha kur jetonim në një Parti-shtet.

k.c.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>mire e ka qeveria</p><p>ky popull keshtu e do kapelen</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>une mendoj se duhej bakllava, kushton me pak dhe s&#39;hipen dot kush ta shkeli.Si nuk i ka lezet asgje mor burre i dheut, edhe flori te shperndaje ky do ta shemtoje me njefare menyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.