Topi nuk është

Postuar në 02 Nëntor, 2012 12:51

 

Presidenca ka njoftuar sot datën 5 nëntor si ditën kur kreu i shtetit, Bujar Nishani do të  zhvillojë takime te veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës se zgjedhjeve te ardhshme. Në njoftimin zyrtar të vënë në dispozicion për mediat nga vetë zyra e shtypit në Presidencë lexohen të detajuara oraret sipas të cilave presidenti Nishani do të bisedojë me përfaqësuesit e partive parlamentare mbi datën kur sovrani do t’i drejtohet kutive të votimit:

Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Z. Astrit Patozi

Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Z. Gramoz Ruçi

Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka

Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu

Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule

Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpetim Idrizi.

Siç vihet re, mungon partia më e re, ajo e FRD-së, e cila ka përfaqësues të saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetin Gazmend Oketa. A.N.

Comments

Submitted by (S)ali Baba me ... (not verified) on

<p>Nuk calon gomari nga veshi. Nuk dua te mbroj as Nishanin dhe as PD se jane cope-cope, por ky rast eshte i debatueshem pasi Oketa&nbsp;ka hyre ne parlament si deputet i Partise Demokratike.</p>

Submitted by tarrasi (not verified) on

<p>po pse Shpetim Idrizi me ke hyre me PDIU?</p><p>ka hyre me votat e PS,keshtu qe argumentijot nuk qendron</p>

Submitted by (S)ali Baba me ... (not verified) on

<p>PDIU garoi ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe arriti te nxjerre Dashamir Tahrin deputet, pra ishte parti parlamentare qe ne fillim te kesaj legjislature. Me pas Shpetim Idrizi kaloi nga PS tek PDIU, Paulin Sterkaj nga PD tek PS, etj. Ndersa FRD nuk ka ndonje deputet tjeter pervec Gazmend Oketes, i cili ka hyre ne parlament si deputet i Partise Demokratike. Ne kete logjike PDIU do te merrte gjithsesi pjese ne bisedime pavaresisht nga fakti ne se Shpetim Idrizi do te ishte deputet i PS apo i PDIU. Ndersa pjesemarrja e FRD eshte e diskutueshme, pasi eshte rast disi i vecante. Per mua nuk ka asgje te keqe sikur te ishte jo vetem FRD por edhe AKZ, nuk ka shume rendesi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.