Tematikë lirie: Rusët burgosin kritikun më të madh të Putinit

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:27

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny ka marrë një dënim me burgpër pesë vjet, për gjoja përvetësime nga një kompani druri. Navalny ka mohuar akuzat dhe pretendon se gjykimi dhe burgosja ishin të motivuara politikisht. Mbështetësit e tij por dhe personalitetet e huaja kanë deklaruar se akuzat ishin të stisura.

Navalny kishte drejtuar fushatën kundër partisë së presidentit Putin,  Rusia e Bashkuar. Navalny denonconte rregullisht korrupsionin në qeverinë ruse.

Gjyqi disa mujor përfundoi sot duke e dënuar aktivistin se ka drejtuar një kompani që ka përvetësuar dru nga një kompani shtetërore druri me vleër gjysmë milioni dollarë.

Ish ministri i kabinetit, Boris Nemtsov, tashmë anti-putinist tha se ky gjykim ishte "fabrikuar krejtësisht nga fillimi në fund, dhe madje edhe gjyqtari nuk mundi të artikulonte arsyen e dënimit."

37-vjeçari ishte fytyra e fushatës më efektive anti-korrupsion të Rusisë dhe kohët e fundit kish deklaruar se do kandidonte si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Moskës. Pas gjykimit, ai tërhoqi kandidaturën e tij dhe inkurajoi mbështetësit të bojkojnë votimin.

Deklaratat ndërkombëtare tregojnë zhgënjimin me rezultatin e gjykimit dhe dyshimet mbi respektin e ligjit në Rusi.

k.c.

Comments

Submitted by abc (not verified) on

<p>Pse ky shqetsoim kaq i madh per denimin (minimal) te ca personave te cilet kane me shume ndjekes ne Departamentin e Shtetit se sa ne te gjithe Federaten Ruse?</p><p>Kaq shume shqetesoheni per &quot;Idiotet e dobishem&quot; (ne rastin me te mire), apo Kollonen e Peste, sic tregojne ngjarjet?&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.