TAP apo Nabucco?

Postuar në 05 Nëntor, 2012 03:14

Ka shpresa tё mёdha qё projekti i gazsjellёsit Trans Adriatik TAP, qё sjell gazin nga Azerbaxhani nё Evropё, duke kaluar edhe nё territorin shqiptar, tё fitojё ndaj projektit rival Nabucco. Gjithçka do tё vendoset nё pranverёn e vitit tё ardhshёm nё Azerbaxhan.

Shkruan Deutsche Welle: "Do tё jetё ky vend super i pasur me burime tё gazit qё do tё zgjedhё se me cilin gazsjellёs do tё sjellё pasurinё e tij natyrore nё Evropё: TAP apo Nabucco? I pari kalon nga fushat e gazit tё Azerbaxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbёrin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore. I dyti, Nabucco kalon nga Azerbazhani nё Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe pёrfundon nё Austri".

Projekti TAP ka mbёshtetjen e SHBA kurse Nabucco atё tё BE. TAP ka avantazhin e kostos: ndёrtimi i tij e ka koston 13 herё mё tё ulёt se Nabuco. Kohёt e fundit ky projekt shёnoi edhe njё avantazh tjetёr: Shqipёria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do tё kalojё gazsjellёsi nёnshkruan ne Neё York njё memorandum mirëkuptimi, qё shënon hapin e parë në nivel politik.

Ideja e projektit TAP nisi tё bёhet e njohur nё mesin e viteve ’90- tё bashkё me idenё e Koridorit tё tetё, njё nismё kjo e ish Presidentit amerikan Bill Clinton. Sipas idesё sё tij fillestare tё publikuar nё vitin 1996 ky korridor do tё kalonte nga Bullgaria, Maqedonia, dhe Shqipёria, pёr tё kaluar mё pas nё Bari ose Brindizi, i quajtur ndryshe edhe korridori Lindje – Perёndim. Ky ishte nё gjenezё dhe mbetet njё projekt shumёplanёsh qё pёrfshin ndёrrimin e rrugёve, hekurudhave, porteve dhe gazsjellёsit i parashikuar tё ndёrtohej nё tri faza dhe tё pёrfundojё nё vitin 2020.

"Pёr njё sёrё arёsyesh, kryesisht financiare projekti i Korridorit tё tetё nuk po ecёn me ritmet e parashikuara. Por ndёrtimi i gazsjellёsit ёshtё pranё realizimit dhe vazhdon tё mbёshtetet fuqimisht nga SHBA, - shkruan DW. (A.N.)

 

Shkrimi i plotё qё pёrfshin edhe njё prononcim tё ministrit shqiptar Haxhinasto nё:

http://www.dw.de/tap-apo-nabucco/a-16353240

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.