Takimi sekret Çe Guevara - Mehmet Shehu, ky i fundit i jep dhuratë një... kallashnikov!

Postuar në 04 Nëntor, 2012 06:17

Gazeta Dita, në numrin e ditës së sotme sjell një fakt pak të njohur, vizitën e Çe Guevarës në Shqipëri dhe takimin e fshehtë me Mehmet Shehun. Është Jovan Jano, i cili e ka rindërtuar këtë vizitë në një libër e që e rrëfen për gazetën Dita. Jano ka takuar një nga dëshmitarët e paktë të ngjarjes, atë që ka qenë prezent në bisedën mes Çesë dhe Shehut. Në fund të bisedës, Mehmet Shehu i dhuroi Çe Guevarës një... automatik kallashnikov! Çe e puthi, dhe e pranoi dhuratën në gjunjë.

Jano shpjegon se biseda mes dy liderëve nxori në pah deri diku edhe diferencat e tyre në mentalitetin revolucionar. Ndërsa Shehu i shpjegonte për rolin e Partisë, për edukimin e masave... Çe i përgjigjet: “nuk duhet të humbasim shumë kohë me parti, qofshin këto dhe revolucionare. Kudo ku ka diktatura fashiste... duhet të krijohen vatrat e zjarrit, pra ‘fokizmi’ dhe kjo të bëhet në zonat periferike dhe prej andej të nisen sulmet. Populli do na kuptojë, do na mbështesë dhe do bashkohet me ne. Kështu vepruam në Kubë dhe fituam ndaj diktatorit Batista...” i shpjegon Çe Shehut. Ne.Su.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

i dhuroi.........                      po  pse cfar mendon se po prisnim ti dhurohej nje luftetari gati nje gjysem shekulli me pare?   Me siguir  reticenca e kujtdo qofte tregon se ai qe e ka shkruar priste qe Che Guevares, Shehu t'i dhuronte nje Ipad.

Submitted by Rrahmani (not verified) on

Ky fakt eshte botuar nese sgaboj para ca kohesh te revista mapo

Submitted by RP (not verified) on

hapi,provo te mbushesh nje gazete perdite me muhabete te ndryshme.

Submitted by hapi (not verified) on

:) Ke të drejtë në fakt, janë gjithato faqe. Po dhe gazetarët nuk kanë pak më shumë imagjinatë për muhabete? Dhe pak e do të fillojnë të publikojnë listat e të ftuarve në dasma...

Submitted by Redon (not verified) on

E vertete fitoi shume Kuba nga marxizmi dhe revolucioni i Che Guevarres, mjafton ta krahasoni ku ishte me pare dhe si ishte katandisur tani.

Mjere ku vend per komunistet e deluduar qe rrojne akoma!

Submitted by RP (not verified) on

o Redon djali,nese komunizmi prodhoi pa hesap antiborgjeze te shastisur,ky dreq tranzicioni po pjell pa hesap antikomuniste te shkalluar.Che Guevara eshte simbol ne tere boten,sidomos ne boten kapitaliste,simbol i njeriut antikonformist dhe revolucionar.Te mos pajtohesh me padrejtesite nuk eshte komunizem,eshte humanizem.Edhe Che kishte mbaruar per mjekesi si Doktori jone i madh,por ja qe e vrane se e kishte hapin me te madh nga epoka qe jetoi.

Submitted by Redon (not verified) on

Che Guevara eshte simbol ne tere boten,sidomos ne boten kapitaliste

Padituria mbizoteron thelle tek ti.

As nuk do lodhem te te them pse je gabim. Ik kerko vete mbi Che Guevarran vete pertej dijes tende qe ke mbi te sepse ja ke pa ndonjerit ne bluze, lol.

Submitted by adriatik (not verified) on

Che ishte nje kriminel ordiner po aq ordiner sa dhe Mehmet Shehu. Mehmeti ka ekzekutuar fshatare te verfer me doren e vet. Te njejten gje ka bere dhe ky tjetri. Nuk mund ti quash as komuniste sepse komunizmi i mirefillte eshte humanizem. Po thjesht kriminela.

Submitted by a. (not verified) on

M.Shehu i paska bere reklame prodhimit me cilesor vendas : Kallashnikovit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.