Të paktën për një gjë Moore u tregua i qartë, për vizat amerikane. “Nuk është çështje negociatash” Nuk ka viza në të ardhmen e afërt (siç tha Ambasada)!

Postuar në 30 Maj, 2013 03:32

Në bisedën e gjatë të Moore me një grup gazetarësh në Ambasadë, zyrtari amerikan iu shmang pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, duke mos thënë thuajse asgjë. E vetmja gjë për të cilën ai u tregua fare i qartë, ishte përgjigja ndaj një pyetjet të Sokol Ballës në lidhje me premtimin  e PD-së që do liberalizojë vizatr, premtim që Kryeministri vazhdon ta bëjë me kokëfortësi edhe pasi Ambasada deklaroi që nuk është proces që negociohet mes qeverive, por çështje kriteresh (individuale) të qytetarëve shqiptarë që paraqiten për të marrë një vizë.

Sokol Balla: Nëse mundem, një pyetje të fundit. Opinioni dëgjoi me interes një premtim të madh të Kryeministrit në këtë fushatë, nëse mund ta përkthej saktë në anglishte amerikane, që Shqipëria së shpejti do të jetë pjesë e Programit të Udhëtimit pa Viza në SHBA, çka do të thotë që shqiptarët së shpejti të udhëtojnë pa viza për në SHBA. Në fakt, e kemi tashmë një përgjigje nga Ambasadori, por dua të di nëse e konfirmoni atë që ka thënë ambasadori dhe se ky është  – për ta perifrazuar – një proces i llojit ‘vazhdo ëndërro’?

Jonathan Moore: Ky do ishte perifrazim dhe jo citim i Ambasadës. Është një synim i mrekullueshëm, por kriteret janë larg përmbushjes. Nuk është çështje negociatash; është çështje e ligjit të miratuar nga Kongresi. Jemi shumë të kënaqur të mirëpresim shqiptarë çdo ditë në SHBA, por ajo që keni dëgjuar nga Ambasada për mundësinë që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt është 100% e saktë.

k.c.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Te pakten e kemi nje ngushellim, sado te vogel: Ia futi Berishes me kete punen e vizave, ia ka futur aq sa nuk leviz dot as qafen. Ose te pakten keshtu shpresojme.</p><p>Opozitarizmi nuk behet keshtu or miq, duke shpresuar qe Balozet e pertej detit te vijne e te na ndreqin punet ketu. Ky lloj opozitarizmi eshte si qarja e femijes qe rri e i ankohet komshiu pse e rreh i jati. Deri sa ky milet, bashke me intelektualet e tij, te mesojne qe askush nuk do te vije te na laje nderresat, Sala le te rrije aty se mire e kemi.</p><p>&quot;The war is the continuation of politics with other means&quot;-<span dir="auto">Carl von Clausewitz</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.