Sqarim i Metës për votën në Kuvend

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 11:47

Pas votimit në Kuvend ku mbështeti me votë kërkesën e Partisë Socialiste për hetim të rritje së popullsisë në qarkun e Kukësit, kryetari i LSI-së sqaroi sot zyrtarisht qëndrimin e partisë së tij. Sipas Metës, vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullsisë "nuk është votë kundër Partisë Demokratike".Tha Meta: “Vota pro ngritjes së komisionit hetimor për lëvizjen e popullsisë është një qëndrim parimor i yni pasi LSI-ja është kundër heqjes së një mandati në qarkun e Beratit. Nuk ka asnjë qëndrim kundër qeverisë apo Partisë Demokratike”. Televizionet e lajmeve raportojnw se në njw takimin që ka zhvilluar "me strukturat e LSI-së në Rrëshen", Meta përpara të pranishmëve vuri në dukje se LSI "është ndryshe nga ata që duan të bëhen protagonistë përmes konfliktit".Citohet Meta: “Qytetarët i vlerësojnë qëndrimet konstruktive të LSI, në të mirë të stabilitetit, progresit, integrimit.LSI është e ndryshme nga ata që duan të bëhen protagonistë përmes konfliktit, bllokimit e mosmarrëveshjeve. Hendeku sot është mes kulturës demokratike të qytetarëve dhe nivelit konfliktual të politikës. Qytetarët duan ndryshim" etj. A.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.