Sistemi shëndetësor i ngjan një të sëmuri në agoni

Postuar në 06 Korrik, 2013 10:14

Në numrin e saj të sotëm, gazeta “Dita” ka hapur një bashkëbisedim për problemet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit mendimin e një profesori të Universitetit të Tiranës, mjekut oftalmolog, prof. Pajtim Lutaj. Ai ka bërë një radiografi të gjendjes së sistemit shëndetësor, duke theksuar atë çfarë është bërë gabim në këto vitet e fundit dhe reformat që duhet të bëjë qeveria e ardhshme. “Prishja e sistemit filloi ne vitin 2006 fatkeqësisht nga dy profesora të QSUT-së, njëri ministër dhe tjetri drejtor, të cilët bënë një politizim të tejskajshëm të shëndetësisë dhe kryesisht të QSUT. Më vonë, kur ministra dhe drejtorë u bënë joprofesionistë, shëndetësia u korruptua dhe u inkriminua edhe më keq. Politizimi i personelit çoi në prishje të hierarkisë, e cila ka sjellë humbje të dëshirës për të punuar”, thotë Lutaj. Dhe më pas ka qëlluar: “Anëtarët e famëkeqes “task force” të shëndetësisë, me në krye kryeministrin mjek, janë autorët direkt të kësaj gjendje”.

 

Intervistën e plotë e gjeni këtu http://gazetadita.al/edi-rama-sfidat-e-mia-si-kryeminister-n...

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.