Sipas Fyles, për statusin duhet dialog mazhorancë-opozitë

Postuar në 07 Korrik, 2013 10:24

Ata që menduan se e futëm “në xhep” statusin e vendit kandidat me zgjedhjet e mira të 23 qershorit, komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, i ka ulur me këmbë në tokë. “Suksesi në procesin e integrimit europian është i lidhur ngushtë me gjithëpërfshirjen dhe konsensusin. Prandaj, unë inkurajoj qeverinë e re që të punojë ngushtë me opozitën në parlament. Kjo, sepse, vetëm dialogu politik konstruktiv mund ta çojnë përpara vendin në rrugën e reformave”, ka thënë Fyle në një intervistë për Vizion Plus. Më pas ai ka shtuar se raporti i KE-së për Shqipërinë, që pritet të dalë në vjeshtë, do të marrë në konsideratë hapat e mëtejshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me pak fjalë: Ka ende punë!

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Sa njeri i mire , ky i shkreti!&nbsp;</p>

Submitted by voica (not verified) on

<p>Korrupsionin? Po ky udhezim i Fyles kur e ka shtrirjen kohore nga shtatori e tutje, apo keto qe iken, u be c&#39;u be, iken.</p><p>Si ta kuptojme?!</p>

Submitted by Eduard (not verified) on

<p>ik o Fyle bjeri Fyllit. Shiko Meten qe t&#39;u be kryepardhamentar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.