Shënim: Probleme në drejtshkrim edhe nga ministrja e Arsimit në mesazhet e saj publike!

Postuar në 22 Shkurt, 2015 14:43

Si çdo anëtar i qeverisë, edhe ministrja e arsimit, Lindita Nikolla është aktive në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për të prezantuar arritjet në dikasterin që ajo drejton. Mirëpo nga një vëzhgim në tekstet që zonja Lindita Nikolla poston në profilin e saj në facebook, vërehen gabime amatore që tregojnë për mangësi të pafalshme në  njohuritë e saj për gjuhën shqipe. Janë të paktën 4 fjalë të shkruajtura gabim në tekstin që ajo ka postuar për vizitën e inaugurimit të shkollës në fshatin Zdrajsh. Gabimi i parë është që në fjalinë e parë të postimit, ku zonja Nikolla shprehet: “Besoj që ndryshimi mes dy realiteteve flet vet!”. Do ta kuptonim si një lapsus nëse mungesa e ë-së në fjalën “vet” do të ishte një rast i shkëputur, por në paragrafin më poshtë ministrja e Arsimit i shkruan fjalët ...(ndërhym, lam, vogëlushve), ndërkohë që drejtshkrimi i saktë do të ishte (ndërhymë, lamë, vogëlushëve).  Ja teksti i plotë: “Besoj që ndryshimi mes dy realiteteve flet vet ! Ajo që këlthet është fakti se është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2015, kandidate për integrimin Evropian të ketë ende fëmijë që studiojnë në këtë “shkollë” siç shihet prej këtyre fotove. Tani është një realitet i ri për fëmijët e fshatit Zdrajsh. Gjatë vitit që lam pas, ndërhym në disa shkolla në këtë qark, dhe do të vijojmë për të zhbërë këto realitete të frikshme kudo që ato janë. Suksese vogëlushve të shtrenjtë të fshatit Zdrajsh në shkollën e tyre të re. https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1546733368933292.1073741908.1408444276095536&type=1. Por për të mos mbetur peng i një teksti dhe duke menduar se ai mund të jetë postuar edhe nga ndonjë anëtar i stafit të ministres që mban aktive faqen e saj, kërkuam shembuj edhe në tekstet e tjera dhe rezultoi se ministrja e Arsimit shfaq të njëjtat probleme në shkrimin e gjuhës shqipe.  Në një postim tjetër që i përket datës 5 shkurt 2015 ministrja e Arsimit shkruan “Gjatë takimit me stafet pedagogjike ndam një plan specifik veprimi për platformën mësimore, në mënyrë që nxënësit mos të kenë mangësi nga orët e humbura”. https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1540324002907562.1073741903.1408444276095536&type=1.  Drejtshkrimi i saktë në këtë rast do të ishte ndamë.Nëse drejtshkrimi i këtyre fjalëve do të ishte pjesë e testimit të mësuesve, nuk dihet  se cili do të ishte vlerësimi për zonjën Nikolla. Megjithate mangësitë në gjuhën shqipe nuk e kanë penguar zonjën Nikolla të ketë një kualifikim universitar. Më poshtë po ju përcjellim një pjesë nga jetëshkrimi i saj në facebook që lidhet me edukimin e saj.   “Në Korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane”.

 

l.mitro

Comments

Submitted by Anonim as always (not verified) on

<p>... dhe nga e di autori se keto tekste i ka shkruar personalisht ministrja? Mund t&#39;i kete shkruar dikush nga stafi i saj. Po, megjithate, eshte qesharake te shkruar artikuj per gabime ortografike ne shtyp. E keni kthyer gjuhen ne nje cope litar me te cilin varni njerezit.</p>

Submitted by Anonim123 (not verified) on

Me qe po flasim per drejtshkrim dhe kjo e fundit nuk shkruhet "drejteshkrim" sic e keni bere ju! Ministrja gjithsesi rrumpalle eshte.
*DREJTSHKRIM* "m. gjuh." * Sistem rregullash për t'i shkruar drejt e njësoj fjalët në gjuhën letrare; zbatimi i këtyre rregullave. Drejtshkrim i njësuar. Drejtshkrimi i gjuhës së sotme letrare shqipe. Drejtshkrimi i fjalëve (i zanoreve, i bashkëtingëlloreve). Kongresi i Drejtshkrimit. Parimet e drejtshkrimit. Rregullat e drejtshkrimit. Njësimi i drejtshkrimit. Shprehitë e drejtshkrimit. Ushtrime drejtshkrimi. Mësoi drejtshkrimin.
*DREJTSHKRIMOR* "mb."

Submitted by S.B (not verified) on

<p>Në fakt, nuk është e thënë që të dihen të gjitha fjalët, por kushdo që ka pasiguri mund ti referohetet fjalorit për të sqaruar dyshimet. &nbsp;Megjithatë, ky është një rast flagrant pasi tregon që ministrja e arsimit ka probleme në formimin e vet. Dikush duhet ti thotë që të rrimësoje rregullat e drejtshkrimit.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Urime zonja Kryetare e Bashkise se Tiranes!&nbsp;</p>

Submitted by Gjuha Shqipe (not verified) on

I nderuar gazetar, po të marrësh në analizë shkrimin tuaj, edhe ai ka probleme, dhe jo thjesht gjuhësore. Megjithatë, tjetërkund mesa duket çalon puna. Nga Ju (media, pushteti i katërt) duhet nisur kjo nismë, por në 25 vjet rrumpallë sociale, dhe mirë kaq!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.