Shqipëria po eksporton votues drejt Maqedonisë fqinje!

Postuar në 04 Nëntor, 2012 14:37

Një fenomen i ri po bën sy në Ballkan, ‘migrimi’ politik në ditë votimi. Sikurse autobuzët që vijnë të sponsorizuar nga Greqia apo shtetasit e Kosovës me pasaporta shqiptare që dynden në ditë votimi, tani ne po ‘eksportojmë’ zgjedhës drejt Maqedonisë. Shqetësimin e bën publik opozita maqedonase, sipas së cilës, VMRO-DPMNE do të shfrytëzojë si votues në zgjedhjet e ardhshme lokale të Maqedonisë korçarët e pogradecarët që kanë marrë pasaporta maqedonase së fundmi. Ish-kryetari i Komunës së Resnjës, Dimitri Buzalevski tashmë në opozitë, i cili do të jetë kandidat i ardhshëm për qytetin e Resnjës ka pohuar se “organizma qeveritare në pushtet po organizojnë këto ditë dhe në vazhdim, ashtu siç ka ndodhur vite më parë, që të pajisin shtetasit shqiptarë me pasaporta maqedonase”, njofton Balkanweb.com. Buzalevski ka akuzuar se po organizohet kriminalitet me shpërndarjen e dokumenteve personale për shtetasit e Shqipërisë, të cilët do të shfrytëzohen si votues në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka theksuar se në rajonin e Resnjës dhe Prespës janë evidentuar qindra raste, ku shqiptarë të ardhur andej kufirit kanë rregulluar dokumentet personale, përmes procedurave të thjeshtësuara. Mendohet se vetëm në rrethin e Pogradecit janë pajisur me pasaporta maqedonase mbi 1100 qytetarë. K.C.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.