Shpëtim Gjika ka gati fadromat për pallatet e Lulzim Bashës; por Basha vetë nuk ka reaguar

Postuar në 10 Korrik, 2013 09:41

Një nga zotimet e bujshme të Ramës pas datës 23 qershor ishte ai për pastrimin e bregdetit nga veriu në jug nga ndërtimet e paligjshme. Dhe qysh në momentin që u dëgjua ky zotim, shumë gazeta folën menjëherë dhe për shembjen e dy pallateve të ndërtuar në Vlorë, mu buzë detit, në kundërshtim  me ligjet e vendit, dhe në shpërfillje të mendimit të bashkisë sw atij qyteti, që kudo njihen si “pallatet e Lulzim Bashës”.

Si për të konfirmuar këtë hamendje, sot ka dalë Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës, dhe ka shkruar në facebook, se “fadromat gati për të shembur dy pallatet e Bashës në Ujin e Ftohtë; aksioni nis javën tjetër; Vlora po shkon drejt rehabilitimit të bregdetit”. Siç shihet, dhe Gjika u ka vënë emrin pallateve: Pallatet e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha nuk është shprehur akoma lidhur me këtë gjë. Do të shprehet, vallë?

Re.Pu.

Comments

Submitted by voica (not verified) on

Po i ka te tijat, le te shprehet. I ka deklaruar qe i ka?

Po i ka te tijat, me c'leke i beri? (duke patur parasysh ketu c'asuri ka deklaruar, ë).

Po me leket e shitjes se nje shtepie ne Hollande, e ben dot nje pallat ketu ne Shqiperi? Po ne Vlore? Po ne buze te dëtit?

Submitted by Luli i Vocërr (not verified) on

Zoti Shpetim.

Eshte vone deri javen tjeter, megjithate TE LUMTE DORA PO I SHEMBE. Kete qelbesire qe ende vijon te kundermoje ere korrupsion, krim, martapaznnek, etj., duhet ta shembim menjehere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.