Serbi, atentat ndaj presidentit Nikoliç?

Postuar në 05 Nëntor, 2012 06:57

Presidenti serb Tomislav Nikoliç i ka shpëtuar një atentati. Sipas mediave serbe  një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në orët e para të së premtes ka tentuar të vrasë presidentin serb.

Raportet  nga Beogradi flasin se  ka qënë një aksion i mirëorganizuar ndërsa  është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i policisë serbe.

Ndërkohë edhe  kabineti  preidentit te serbise Tomislav  Nikoliç  ka konfirmuar se  të premten në mëngjes në autostradë ka pasur një aksident, por duke mos dhënë asnjë hollësi tjetër.

“Presidenti Nikoliç shpreh besimin e tij të plotë në anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidencës serbe.

Në këtë deklaratë theksohet se  Presidenti beson se do të hetohet deri në fund incidenti i tij.

Sipas mediave serbe incidenti ka ndohur në autostradën Beograd-Nish  ndërsa një oficer  me  automjetin e tij  disa herë ka provokuar kolonën në të cilën udhëtonte presidenti Nikoliç.

Mediat e Beogradit ketë e kanë konsideruar si sulm dhe atentat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.