Selena, këngë për Justin Bieber

Postuar në 10 Korrik, 2013 06:55

Duhen ende dy javë deri në daljen e albumit “Stars Dance” të Selena Gomez, por rrjedhja e njërës prej këngëve të regjistruara, pjesë e këtij albumi, po çmend fansat e këngëtares. 

Bëhet fjalë për këngën me titull “Love will remember”, një baladë me tekst të vetë Selena Gomez, e cila e ka shkruar atë pas ndarjes me këngëtarin Justin Bieber.

Kënga nis me një mesazh zanor, që ngjason me zërin e Justin Bieber, “Hey babe it’s me”. 

“Me siguri kënga në regjistrim është kënga ime më personale. Nuk është një këngë hakmarrëse, agresive ashtu siç presin njerëzit dhe unë jam e sigurt që kënga do t’i pëlqejë edhe Justin Bieber”, deklaroi pak kohë më parë për revistën “InStyle” këngëtarja.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.