Seancë e posaçme e Komisionit të Helsinkit të SHBA-së për zgjedhjet në Shqipëri

Postuar në 29 Prill, 2013 06:50

Para disa muajsh,  kontaktuam këshilltarin politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së, Bob Hand (emri i plotë: Robert A. Hand), për t’u informuar nëse ky komision do të zhvillonte një seancë dëgjimore për zgjedhjet Shqiptare. Ai na njoftoi se nuk ishte planifikuar një seancë e tillë.

Por Komisioni i Helsinkit të SHBA-së, që bashkëdrejtohet nga një kongresmen dhe nga një senator amerikan, Christopher Smith dhe Benjamin Cardin, ka vendosur së fundmi që më 6 maj të zhvillojë një seancë dëgjimore të posaçme për Shqipërinë, për të diskutuar për zgjedhjet, por mbi të gjitha për faktin se që tani standardet zgjedhore janë poshtë pritshmërive.

“Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë,” thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Bob Hand.

Komisioni i Helsinkit të SHBA-sëpërbëhet nga 9 senatorë, 9 kongresmenë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, një përfaqësues i Pentagonit dhe një i Departamentit të Tregtisë. Në këtë komision, Bob Hand është specialist i Ballkanit, që ndjek dhe raporton që prej vitit 1983 për zhvillimet në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ai ka qënë organizator i të gjitha seancave dëgjimore rreth Shqipërisë të zhvilluara nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së. Përfundimet e këtyre seancave dëgjimore i dërgohen Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Departamentit të Tregtisë.

Në seancën dëgjimore të 6 majit do të flasin Philip Reeker, zëvendës/asistent Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike; Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian.

Dy nga seancat më të rëndësishme të këtij komisioni janë realizuar për zgjedhjet e vitit 1996, por edhe përpara zgjedhjeve të vitit 2005, ku u kryqëzua ish- kryeministri Fatos Nano.

Pas seancës dëgjimore të qershorit 1996, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Nga qëndrimi që mbajti presidenti Berisha për zgjedhjet, vihet në dyshim të madh nëse ai ka ende ideale demokratike”. Pas seancës dëgjimore para zgjedhjeve të 2005-ës, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Emërimi në poste të larta nga Kryeministri Nano i njerëzve që ai vetë i kishte akuzuar më parë për korrupsion, vë në dyshim të madh kredibilitetin e qeverisë së tij”.

Ndërsa në një intervistë të para një viti në Zërin e Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë”

E.Zaloshnja

Në foto: Bob Hand në intervistën e tij të fundit dhenë Zërit te Amerikës

Comments

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Fjala duhet te percjell mesazh te qarte, zoti Zaloshnja.

Fjalia duhet te jete e qarte, dmth e pashkeputur nga fjalite e tjera, para dhe prapa/ardhese.

Nga menyra se si citoni ju amerikanet, kam frike se lindin ngaterresa te tjera shqiptare!

Natyrisht, kjo vjen prej menyres se si i citoni ju,  shkeputur prej kontekstit te autoreve.

Psh, nese dy permendjet per ish-kryeministrin Nano ne vetvete tingellojne te qarta,

mesazhi aktual prej tyre trubullohet pak me poshte me kercenimet e panevojshme

ndaj atyre qe mund te ndiqen pasi nuk do jene me ne pushtet...!

Nje ambasador, bje fjala, mund te tingelloj i erret apo me me shume se nje kuptim,

por kjo nuk besoj se vlen per gazetarin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.