Rihanna godet me mikrofon fansin

Postuar në 19 Qershor, 2013 06:48

Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë. 

Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren. Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja nga Barbadosi është vënë në qendër të kritikave për sjelljen e saj gjatë koncerteve, sidomos me vonesat në nisjen e tyre. Koncerti i fundit në Birmingham nisi me 2 orë e gjysmë me vonesë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Cardiff ku përveç vonesës, në skenë Rihanna u shfaq e lodhur dhe e mërzitur dhe pa dëshirë për të kënduar para mijëra fansave të saj që kishin paguar biletën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.