Rasti Medicus në Prishtinë

Postuar në 29 Prill, 2013 10:22

Shtypi kosovar njofton se Gjykata e Prishtinës, (drejtohet nga EULEX), ka shpallur sot denimin e mjekut urolog Lutfi Dervishi me tetë vjet burgim e 10 000 euro gjobe. Ka denuar edhe të birin Arban Dervishi dhe disa te tjere. Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008. 
Në procesin gjyqësor që njihet me emrin si "Rasti Medicus", paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve, në më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur që në vitin 2011. Aktakuza emëron nje shtetas izraelit si "trurin" e rrjetit për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të organeve dhe nje mjek turk që ka kryer operacionet në klinikë. Që të dy, ndonëse të akuzuar, nuk janë sjellë asnjëherë përpara drejtësisë në Kosovë. Sipas aktakuzës, viktimat ishin rekrutuar nga vendet e varfëra të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore - thone mediat ne Prishtine qe saktesojne se viktimave te skemes (afro 20) u ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për organe, ndërsa ata që i pranonin këto organe paguanin edhe nga 100 mijë euro secili. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.