Rama:Kalendari i festimeve të 100 vjetorit, vulgar... Meta zgjedh Vlorën para Tiranës

Postuar në 03 Nëntor, 2012 11:06

Një ditë pasi Ministri i Kulturës prezantoi kalendarin e programeve për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës në twitter,ku  Rama e vlerëson programin zyrtar të festimit të Pavarësisë si “projekt vulgar me frymë komuniste e pa pike shijeje europiane”.

“Vaj medet për shtetin pas 100 vjetësh. Buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu në trupin e Tiranës duke shkelur historinë, fyer estetikën dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato te kohës së vjetër...”

Rama e konsideron “një darkë zyrtare të pakuptimtë” atë të datës 27 në Vlorë “ku shkelet hapur Protokolli i Shtetit dhe një ngutje e pajustifikueshme drejt Tiranës”. Dje Ministria e Kulturës prezantoi kalendarin, ku Ministri Bumçi deklaroi se “Vlora dhe Tirana do të jenë mikpritëse të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, ku festimet do të nisin më 27 nëntor në qytetin e flamurit dhe do të arrijnë kulmin në kryeqytetin e shqiptarëve...”

“Shkurt, një ditë e madh historike në një kohë të zymtë për shtetin, politikën, historinë, kulturën, të mbërthyera prej mediokritetit absolute” përgjigjet Rama.

Ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta, në Tonight me Ilva Taren, ndryshe nga Kryeministri Berisha deklaroi se në 28 Nëntor kryeqytet i Shqipërisë është Vlora. I pyetur nga Tare, “Ku do festoni 28 nëntorin, ka pasur një ndarje mes Vlorës dhe Tiranës, ku do jeni?” Ilir Meta ëshët përgjigjur se “me 28 nëntor do jemi në Vlorë, ka qenë dhe është në Vlorë, ëhstë në Tiranë, Shkodër dhe kudo ku ka shqiptarë. Do shkoj me 27. Nuk e di axhendën e zotit Rama. Nuk e di saktësisht as axhendën e qeverisë por me 28 nëntor kryeqytet i Shqipërisë është Vlora. Nëse do kemi kohë do jemi dhe në Tiranë” ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.