Rama: Marrëdhëniet e mia me Metën? Nuk jemi skandinavë, por komunikojmë ditë për ditë

Postuar në 18 Qershor, 2013 04:05

Në një intervistë për Babaramon në Korçë, Edi Rama i është kthyer sërish aleancës me LSI-në dhe’ lojës’ kryeministrore që, me t’u hapur nga Nasip Naço në Berat, nuk ka ditur të ndalet. Por Rama nuk është parë i shqetësuar nga kjo ‘lojë’. “Me LSI-në nuk kam asnjë problem. Jemi në fushatë elektorale. LSI-ja ka të drejtën e saj të aspirojë sa më shumë vende të parlament, të ketë mandatet e saj, e nëse do dilte në përqindje më të madhe [se sa PS-ja], do ketë edhe të drejtën e kryeministrit”, thotë i pari i socialistëve.

Dhe më pas flet për marrëdhëniet me Metën: “Me Metën jemi në komunikim të përditshëm, informojmë njëri-tjetrin, ndajme shqetësime, koordinojmë forca. Nuk jemi skandinavë, jemi shqiptarë, kemi gjithë ato gjëra që na karakterizojnë nga pikëpamja e emocioneve dhe rrëmbimeve dhe ka shumë hapësirë mes individëve dhe karaktereve. Por ka edhe konfliktualitete, dhe këto janë normale.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by An (not verified) on

<p>&#39;Jemi shqiptare&#39;...sa bukur...Kur ulemi ne sofer para nje tepsie per te ngrene atehere grindemi se kush ha nga njeri tjetri duke e shtrire lugen sipas gjatesise se krahut.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Shiko shiko...Si mor shoku Edi nuk pasket biseduar juve kush do jete kryeministri i ardheshem??</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.