Qarku i Fierit, hambari i votave të së majtës, por edhe më refraktari në luftën politike qendrore

Postuar në 20 Qershor, 2013 02:59

Gazeta “Shqiptarja.com” boton sot një shkrim të gjatë analitik për Qarkun e Fierit, një prej qarqeve më të mëdhenj në Shqipëri, ku jepet historiku i zgjedhjeve që nga viti 1992 e këtej.

“Nisur edhe numri i mandateve socialistët e konsiderojnë Fierin si antipod të Shkodrës, qytetit ku demokratët llogaritin distancë mandatesh me të majtën. Bazuar në të dhënat statistikore të zgjedhjeve parlamentare e majta në Fier duket se ka diferencë totale minimale, por në leximin politik, diferenca del e dukshme”. Prej vitit 1996 PD nuk arrin të fitojë më në qarkun e Fierit. Me vetëm dy rezultate pozitive, 1992 dhe 1996, si dhe me pesë zgjedhje të tjera të humbura kombëtare, mund të thuhet se ky qark përbën një nga zonat e hambarit të votave për të majtën”, thuhet në shkrim.

Më tej  në shkrim jepen specifikat e konkurrimit në Qarkun e Fierit, midis të cilave është edhe përbërja demografike dhe zhvillimi social. ”Nëse Korça, Vlora, Elbasani, Shkodra, etj, kanë një popullsi homogjene, me lidhje të forta dhe të kuptueshme me njëra tjetrën, qarku Fier paraqet rastin tjetër, ku përfaqësohen pothuajse të gjitha krahinat e vendit. Krahas komuniteteve autoktone, aty gjenden komunitete të Labërisë, të Kosovës, të Çamërisë, të Skraparit, etj, duke lejuar edhe përdorimin e këtyre komuniteteve për interesa politike specifike, sa herë kemi zgjedhje parlamentare. Kjo është arsyeja që palët politike shpesh kanë probleme në hartimin dhe sidomos renditjen e listave shumë-emërore për deputet”.

Zh.

Shkrimi i plotë: http://www.shqiptarja.com/home/1/qarku-i-fierit-hambari-i-votave-per-te-...`   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.