Pse e tremb Berishën rikandidimi në Kavajë?

Postuar në 29 Prill, 2013 03:20

Sipas te perditshmes Gazeta Shqiptare kreu i PD nuk do të kandidojë më në Kavajë, por në zgjedhjet e 23 qershorit, emri i tij do të jetë në fletëvotimet e qarkut të Durrësit. Kreu i qeverisë do kandidojë në qytetin bregdetar të Durrësit dhe do të kryesojë i pari në listën e deputetëve, i ndjekur nga Eduart Halimi, ministri i Drejtësisë, i cili është edhe kreu i shtabit elektoral të PD në Durrës. - shkruan gazeta në fjalë.

Durrësi njihet si zonë me numër të madh të të ardhurve nga zonat veriore. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar asnjë vendim për kandidatët, GSH citon sot burime nga selia blu e Durrësit, të cilët flasin se listën mund ta kryesojë kreu i qeverisë, Sali Berisha. “Mund të jetë surprizë largimi i tij nga Kavaja, por Berisha ka shprehur dëshirën që të kryesojë Durrësin”, saktëson një burim për GSH.

Aktualisht. Qarku i Durrësit përfaqësohet me 13 deputetë në Parlamentin Shqiptar, ku 7 janë të zgjedhur nga PD, 5 nën siglën e PS dhe Lefter Koka nën siglën e LSI, në koalicion me të majtët aktualisht.a.n.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.