Plani urbanistik i Tiranës, një tortë e madhe betoni

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 08:53

Duket sikur veprimtaria politike në Shqipëri është reduktuar në batutën e lashtë: “ti thua mendimin tënd, unë tund kokën time.”

Mediat e sotme citojnë Kreun e Këshilltarëve Socialiste në Bashkinë e Tiranës në lidhje me planin urbanistik te Lulzim Bashes për kryeqytetin, i cili ngre akuza shumë të forta, por që gjasat janë që Qeveria, Parlamenti e Prokuroria, si dhe tërë shoqatat apo grupet e interesit, thjesht të tundin “kokën e tyre”. Ai flet publikisht për “klientelizëm” të Bashës…, po më tej?

Dalipi: “Plani rregullues i Bashës shfaqet si një njollë e madhe betoni. Zhduk gjelbërimin, parqet i kthen në sheshe pallatesh. Shkatërrim e korrupsion. E mbajti fshehur planin rregullues të Tiranës si plan personal për të vendosur njolla ndërtimi ku të mundet, si të mundet. Si torta dhe plani! Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për qytetin jo për shkatërrimin, kanë nevojë për parqe jo ndërtime klienteliste, jo kioska betoni si i do Luli”, thuhet në deklaratën e Aldrin Dalipit. Edhe më parë ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si punon Basha, në format më klienteliste, me një tufë njerëzish të paaftë që merren veç me mokete kartoni dhe dështojnë në të gjitha aspektet, apo kur punët i lë në dorën e kunatit të tij.”

Ky plan rregullues mund ta shkatërrojë Tiranën përfundimisht e pa asnjë shpresë të mëtejshme rekuperimi. Por, siç thamë, të tërë po tundin kokat e tyre.

k.c.

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Po domosdo qe do betonizohet. Edhe Basha rrugen e Rames do ndjeki. Parate e ndertuesve jane t&#39;embla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.