Peter Berger, feja si zhvillim ekonomik: Islami në pikëpyetje, konfucianizmi stagnant, dhe evangjelizmi shpërthyes

Postuar në 30 Maj, 2013 08:44

 

Peter Berger, një nga sociologët më të vlerësuar në botë, ka dhënë një intervistë për

Jerry Bowyer, në revistën Forbes. Me mbi 2 duzina libra të shkruara, Berger, tashmë 84 vjeç, konsiderohet si një nga njerëzit që mund të flasin më me kompetencë se kushdo mbi lidhjet mes besimeve fetare dhe zhvillimit ekonomik. Sipas Berger, ka disa parakushte për zhvilim ekonomik, dhe se mënyra sesi operon shoqëria është shumë e rëndësishme për mënyrën sesi do përparojë ekonomikisht. Sipas tij, kjo ëshët kryesisht çështje e kulturës botërore, që nga ana e vet nënkupton më së shumti besimin fetar. “Besimi fetar është motori i kulturës; kultura është motori i formave sociale; format sociale janë motori i zhvillimit”

Duke cituar Weber-in ( The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism, ) që ia atribuon stilit të jetesës kalvinistik të asketëve të botës e që çoi në grumbullimin e kapitalit, Bergeri ngulmon se falë këtij “asketizmi botëror” u krijua kulti i punës në këtë botë, përkundrejt katolicizmit mesjetar që ngulmonte ën botën pas vdekjes.

Berger beson se jo të gjitha besimet fetare, në formën e tyre aktuale, janë promotorë zhvillimi (atë e kanë akuzuar për “racizëm” shi për këto ide).

Sipas tij, ka një efekt të Protestanizmit, qoftë dhe në historinë amerikane, në trashëgiminë  puritane të saj. Aktualisht, në botën në zhvillim, ai besim e shfaq veten përmes rritjes shpërthyese të Evangjelizmit, i xcili po ndihmon në krijimin e ekonomive botërore moderne. Ndoshta Pentekostalizmi luan në Botën e Tretë një rol të ngjashëm me Kalvinizmin në Europë dhe Amerikën Veriore, ose më së paku është faktor në ngritjen e një klase të mesme.

Ekonomia mund tëjetë ngadalësuar në kohët e katoliczmit të mesjetës, prej ligjeve mbi fajdet.

Sipas Bergerit, Konfucianizmi ka shumë vlera të mira që promovojnë proserpimin individual, si edukimi, puna e rëndë, dhe shpërblimi i vonët. Por, qendrimi i këtij besimi ndaj tregëtisë, ka krijuar shoqëri stagnante. Kina konfuciane, mund të ishte stagnante për mijëvjeçarë. Kinezët e emigruar në Azinë Juglindore, shndërrohen në “kinezët e pasur të përtejdetit”.

Për Islamin, Berger beson se ka shans edhe që të mund të bashkëjetojë me lirinë e prosperitetin. Turqia, për shembull, është një rreze shprese. Por, gjendja e nënshtruar e grave në Islam, duket një pengesë e fortë sipas sociologut për prosperitet ekonomik.

k.c.

intervista:

http://www.fluctu8.com/podcast-episode/3-9-2012-jerry-bowyer-with-peter-berger-28118-41075.htm

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.