Paul Krugman kritikëve të tij: Jeni gabim gjithë ditën e ditës

Postuar në 29 Prill, 2013 05:47

Paul Krugman, ekonomisti që ka marrë çmimin Nobel dhe opinionisti i gazetës New York Times, ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se "borxhi i madh publik luftohet duke marrë borxh tjetër", dhe se austeriteti (buxhetet e shkurtuara e ulja e shpenzimeve) nuk është receta e duhur për të dalë nga kriza, pasi kjo recetë sjell rritjen e papunësisë, gjë që nga ana e vet komprometon projektet për rritjen e rritjes ekonomike.

Janë të shumtë ata që e kanë kritikuar për këtë tezë. Dhe ai u është përgjigur këtë herë të gjithëve njëherësh, me një shënim në blogun e vet (herë të tjera s’ka përtuar t’i përgjigjet secilit kritik në mënyrë individuale). Dhe aty thotë: “Nuk është puna se unë kam ndonjë talent misterioz për të qenë i saktë; puna është se kritikët e mij kanë një dëshirë të papërmbajtshme për të qenë gjithë kohën gabim; dhe këta ia kanë dalë, ia kanë arritur qëllimit”. Pak më lart, ai lë të kuptohet se të tjerët, ata që e sulmojnë vazhdimisht, janë “kopukë e teveqelë (“knaves and fools”, janë fjalët e sakta që ai përdor).

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by AntenaWest@FBI (not verified) on

<p>Cfare idiotesie, Paul Krugman pikerisht mbron te kunderten. Lexo (ai qe brockullitursa me siper &nbsp;apo perkthyer gabim)&nbsp;</p><p>artikullin e tij te vitit te kaluar &quot;Austerity Agenda&quot;&nbsp;</p><p>Kjo gazete eshte nje inventar gazetaresh injorante</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.