Pasuria e 55 miliarderëve shqiptarë (me kamje sa gjysma e PBB) u rrit me 4.1 për qind

Postuar në 14 Janar, 2013 03:16

"Debati mbi pasurinë dhe varfërinë në vend ka përplasur jo pak herë qeverinë dhe opozitën. Kjo e fundit pretendon se në Shqipëri pasuria është përqendruar në pak duar dhe se të varfrit po shtohen, ndërsa ministri i Financave thotë se mirëqenia e shqiptarëve është rritur me 13 për qind - raporton e përditshmja SHQIP.

Një raport i publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar paraqiti të dhëna interesante, por që çuditërisht u harruan shpejt. Në studimin që doli për të dytin vit radhazi nga “ëorld Ultra ëealth Report 2012–2013”, vendi ynë ka individë super të pasur, më shumë se Maqedonia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Organizata e kërkimeve dhe e konsultimeve për biznesin nëpërmjet 200 ekspertëve identifikoi miliarderët në të gjithë botën, ku në Europë u analizuan 45 vende, mes tyre edhe Shqipëria, e cila renditej e 37-a për nga numri i pasanikëve.

Sipas organizatës në fjalë, Shqipëria ka 55 individë, që kanë secili një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarësh. Në total, pasuria e këtyre 55 individëve në Shqipëri arrin në 7 miliardë dollarë, ose gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas raportit, pasuria e miliarderëve shqiptarë u rrit me 4.1 për qind, pavarësisht recensionit në shumë vende të botës. Re.Pu

 

Karikatura: Nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Që paska Shqipëria 55 individë të pasur dhe shuma e tyre është sa gjysma e prodhimit të brëndshëm kjo nuk është çudi se vetë sistemi(që ne zgjollëm)të jepë mundësinë të pasurohesh por më e saktë do ishte se si u pasuruan dhe a i kanë paguar detyrimet në shtet</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>&nbsp;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Nuk më çudit fakti që vendi ynë ka super të pasur.&nbsp; Në fund të fundit njerëzit përfitojnë nga mungesa e shtetit ligjor, s&rsquo;ka rëndësi origjina apo shtetësia.&nbsp; Ajo që më çudit e trishton më shumë është mungesa e trajtimit të kësaj çështjeje nga shtypi ynw.&nbsp; Nuk më duket se gazetarët u morën shumë me këtë lajm. Dmth. nuk më duket se bënë përpjekje për të zbuluar se kush janë këta miljarderë, si u pasuruan, ku i mbajnë lekët, a i paguajnë taksat mbi të ardhurat, etj.&nbsp;</span></p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mendohuni mire: jane ata qe po i bejne gropen Shqiperise, pasi kur te vije dita, te varferit atyre do ju versulen si ne vitin 1945 dhe pastaj te gjejne vrime ku te futen. Po pse u arrit deri ketu? Fatkeqesia e vendit eshte viti 2005. Po ku e gjetem valle ate qe shkaterroi shtetin ne vitin 1997, ta sillnim ne pushtet perseri?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.