Pas Londrës, Rama e “mban frymën” në Itali, ku, siç thotë, ka marrë mbështetje të fuqishme për programin e tij të ri qeverisës

Postuar në 19 Korrik, 2013 02:30

Pas takimit me Toni Blair në britaninë e Madhe, kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, Edi Rama, e ka “mbajtur frymën” në Itali, ku është takuar me kryeministrin e këtij vendi, kryediplomaten Emm Boninno, por edhe me tre ish- kryeministra italianë, prej të cilëve ka marrë mbështetje për realizimin e programit. Siç njofton në tëiter dhe në facebook, Rama ka drekuar me kryeministrin italian, Enrico Letta, më pas ai është takuar edhe me ministren e Jashtme, Emma Bonnino, Massimo D’Alemën, Silvio Berlusconin dhe Giuliano Amaton, ish- kryeministra të këtij vendi.

“Në këto takime u diskutua  për krizën ekonomike dhe rrugët e mundshme të rritjes së investimeve italiane në Shqipëri dhe u konfirmua plotësisht dëshira dhe vullneti dypalësh për të forcuar partneritetin strategjik që lidh tradicionalisht dy vendet tona”, mbyll përshkrimin Rama për vizitën e tij në vendin fqinj.

Zh.

Comments

Submitted by Shqiptari (not verified) on

<p>Po care lesh Partneriteti me shume do besh, problemin e ke ketu brenda, sa per Italine ajo po behet me keq se greqia</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.