Paratë shkojnë për fshatrat turistikë të familjes së shtetasit Berisha…

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 14:06

Në një fushatë intensive në terren, Kreshnik Spahiu nuk i ka kursyer akuzat:

Në Pogradec:

"…në dy mandatet e shtetasit Berisha nuk është investuar aspak, përkundrazi kemi një shtet në falimentim, një shtet i cili është i gjithi në borxhe me biznesin vendas dhe atë të huaj që nuk likujdojnë biznesmenët shqiptarë dhe kompanitë ndërtuese dhe të gjitha paratë shkojnë për fshatrat turistikë të familjes së shtetasit Berisha dhe familjes së ministrave të kabinetit qeveritar…"

Në Lushnje:

Duhet të shkojmë në çdo shtëpi e familje, të bindim njerëzit që të shporrim nga politika Sali Berishën. Sali Berisha është fajtori që Shqipëria humbi për herë të tretë mundësinë e marrjes së statusit...”.
Ai vuri në dukje se, qeveria Berisha arreston një pedagog për 10 mijë lekë, arreston një polic për një bakshish prej 500 lekësh dhe nuk arreston ata që pasurohen çdo ditë në oborrin qeveritar.
k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

A.K ose ah Koloreto,ose ose ah Kreshnik...Pse talleni me ne hallexhinjte duke na trumbetuar ato qe dime, duke na hardallosur me 'citatet' e Spahiut qe paska harruar se eshte paguar me taksat e mia,te tuat dhe te te tjereve per te ndeshkuar si oborrtaret dhe kreun e oborrit qe e beri dhe Kreshnikun 'vip' a 'person publik' edhe pse (te me fali) gagac...

Drejtesia nuk eshte kjo, qe kur sheh se kryeoborrtari po bie nga ballkoni, te nderrosh partner politik si para a pas zgjedhjeve...

Nje njeri qe ishte 'monark' i drejtesise si Spahiu e u 'shkerrmoq' per te justifikuar mandatin fitimprures ekonomikisht e politikisht e mediatikisht...eshte ne te njejtin 'start' deklaratash si atehere kur nisi 'garen' e luftes kunder padrejtesive...

Atdheu nuk eshte parakalimi dhe valevitja e simboleve kuqezi me rast festash e fushatash; atdheu eshte ne gen, ne gjak, ne mish e ne kocka qe kur lind e degjon ninullat e para...

Patriotizmi nuk eshte fushate sensibilizuese per te reklamuar nje 'produkt' te vjeter me amballazh te ri...

Ju lumte te gjitheve perderisa ne nuk mendojme, nuk i pertypim e ripertypim 'ushqimet' politike qe na pasojne mediat e pushtetit 'opinionist' e nuk i seleksionojme...sepse pertojme a jemi pertace nga natyra...e mermerisim duke gjerbur kafe, jo ekspres po turke, per te lexuar dhe te nesermen ne llumin e saj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.