Pakistani, drejt një tranzicioni paqësor të pushtetit… pas 66 vjetësh!

Postuar në 12 Maj, 2013 11:07

 

Në Pakistan është votuar sot për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Këto zgjedhje janë të parat, ku pritet të realizohet ndoshta një tranzicion demokratik i qeverisë, pas rreth 66 vjetësh.

Pakistani vuan nga probleme të rënda si korrupsioni, terrorizmi i shoqëruar me ekstremizëm fetar, mbipopullim i pamenaxhueshëm, varfëria dhe papunësia, inflacioni dhe dhuna etnike.

Nga ana tjetër Pakistani me 193 milionë banorë është një nga fuqitë bërthamore më të paqëndrueshme të botës dhe në 66 vjet shtet është qeverisur me se shumti nga qeveritë ushtarake. Zgjedhjet e këtij viti janë cilësuar nga të huajt si ndër me demokratiket e zhvilluara ndonjëherë. Megjithatë, e gjithë fushata është shoqëruar me akte te dhunshme. Mbi 100 njerëz janë vrare ditët e fundit. Edhe gjate ditës se sotme, nga shpërthimi i një bombe ne qytetin port të Karaçit, u vranë 11 persona dhe 40 te tjerë u plagosën.

Ja.Se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.